E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekësi, entuziast në punë? Pini lëng shege!

EDIMBURG- Shkencëtarët britanikë pohuan sot se lëngu i shegës mund t’ju ndihmojë që ta përballoni me sukses stresin në punë.
Ata thonë se ky lëng rregullon frekuencën e zemrës dhe ju bën entuziast gjatë punës.
Në këtë studim janë vëzhguar një grup vullnetarësh, të cilët çdo ditë kanë konsumuar rreth gjysmë litri të këtij lëngu përgjatë dy javësh.
Në fund të periudhës së vëzhgimit, të gjithë ata ishin të entuziazmuar, kishin më shumë frymëzim, ishin më krenarë dhe më produktivë në punë.
Po ashtu, është vërtetuar se ata ishin më pak nervozë dhe kanë ndjerë më pak shqetësim dhe faj lidhur me punën.
Hulumtimin është kryer nga profesorët e Universitetit "Queen Margaret" në Edimburg.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›