Mjekësi, vitaminat e tepërta shkaktojnë sterilitet
TEL AVIV- Sasitë e mëdha të antioksiduesve, siç janë vitaminat A, C dhe E, mund të dëmtojnë fertilitetin te femrat, doli sot nga një studim i
shkencëtarëve izraelitë.
Antioksiduesit rrezikojnë ovulimin, pasi neutralizojnë radikalet e lira, që nxisin inflamacionin dhe dëmtojnë qelizat. Mirëpo, një hulumtim i realizuar te kaviet ka treguar se këto radikale të dëmshme janë shumë të rëndësishme për ovulacionin.
Për këtë arsye, shkencëtarët izraelitë kanë paralajmëruar në lidhje me rrezikun që mund t’i shkaktojnë fertilitetit femëror antioksiduesit në doza të larta. ''Edhe pse në ditët tona vitaminat antioksiduese merren në sasi të mëdha, sepse konsiderohen si burim i shëndetit dhe rinisë, përdorimi i pakontrollueshëm i tyre është i
dëmshëm për femrat të cilat dëshirojnë të krijojnë familje'', thonë shkencëtarët izraelitë.
(m.a/ansa/BalkanWeb)