E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekësia, datat e provimeve të vjeshtës

TIRANE-Universiteti i Mjekësisë ka publikuar të gjitha datat në të cilat do të zhvillohen provimet e sezonit të vjeshtës për vitin akademik 2012-2013. Kështu, sipas sekretarisë të këtij universiteti, të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, të Fakultetit të Farmacisë dhe të Fakultetit të Shëndetit Publik do të zhvillojnë provimet e vjeshtës gjatë periudhës 10 shtator deri 20 shtator 2013.

Ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë të gjitha lëndëve sipas datave dhe degëve përkatëse. Sa i takon procedurës, për të hyrë në këto provime duhet, fillimisht të bëhet një regjistrimin online pranë monitorëve që ndodhen nëpër ambientet e universitetit. Ky regjistrim është përcaktuar të kryhet në datat 27 gusht deri në datën 3 shtator 2013, ndërsa pas këtij afati regjistrimet do të mbyllen dhe do të fillojë përgatitja e procesverbaleve të provimeve. Gjithashtu, sipas rregullores çdo student mund të përmirësojë tri lëndë të vitit aktual ku ai apo ajo studion. Për të realizuar këtë fillimisht duhet të regjistrohet lënda, e cila do të përmirësohet dhe më pas duhet të bëhet regjistrimi i datës kur do të hyhet në provim. Sekretaria mësimore shpjegon se studentët që do të kryejnë regjistrimin e provimeve nuk duhet të largohen nga monitorët pa tërhequr kuponin e regjistrimit. Ndërkohë që për çdo problem që mund të lindë në lidhje me regjistrimin, ata mund të drejtohen pranë sekretarive, por gjithmonë duke pasur kuponat e printuar me vete. Pa këtë kupon ankesa nuk është e vlefshme dhe problemet nuk mund të zgjidhen.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›