Aurela Gace: Jam thjesht origjinale, duhet punë të quhesh Diva
VLORË-Këngëtarja e njohur Aurela Gace ka njoftuar në rrjetin social Facebook se ka mbyllur turin me konverte verore anembanë trevave shqiptare dhe se ka vendosur të bëjë pushime me vajzën.
Në një deklaratë në rrjetin social, këngëtarja komenton dhe termin Diva. Sipas saj, shumë shqiptarë e kanë thirrur Diva gjatë koncerteve, por me thjeshtësinë që e karakterizon në tip, Aurela shpjegon se me këtë titull është abuzuar rëndim sa sic e ka cilësuar ajo ‘është bërë si këmbët e dhisë’.
“U mbyll mrekullisht e me adrenalinën në maksimum ky sezon veror në Vlorë, në Summer Rock. Ju dua vërtetë publiku im i dashur që vini e me ndiqni, e bashkë me ju përjetoj momente ekstaze shpirtërore.
Në mbyllje të sezonit, dorëzoj edhe titullin "Diva". Në prezantimet që me bëheshin në të gjitha koncertet, kështu me quanin, edhe sot ashtu ndodhi. E vërteta është që Dive është fjalë shumë e madhe, e meqë këtu tek ne janë të gjitha këngëtarët "Diva", unë më mirë preferoj thjesht e pastër, Aurela Gace, oseeee Origjinalja:). Vërtetë e kam, u bëmë të gjithë si këmbët e dhisë.
Ohuuuuu sa shumë punë duhet të quhesh Divë. Oh, edhe duhet të kesh shumë të ardhura e të jesh me dhjetra njerëz që të rrinë vërdallë e të mbajnë fustanin e të krehin flokët, përditë..., jo vetëm një herë në sy të publikut. Kështu që ta mbyll, une si njeri i thjeshtë, do bëj ca pushime tani me gocën e me gjithë familjen, e të marr rreze dielli ashtu sic më ka hije:). Madje, do ngjyej edhe bukën në vajin e sallatës, vaj ulliri sigurisht. Mire ju gjetsha mbas disa ditësh. Një përqafim për të gjithë ju që e doni. Për ju qe s'e doni, prapë një përqafim, se është kohe vere, nuk bën dëm. Pafshimmmm”, shkruan Gace në Facebook.
(d.b/BalkanWeb)