E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekesia dekani Priftanji Mesimi vazhdon

Dekani i fakulteti te mjeksise ka reaguar ndaj kerkesave e studenteve te ketij fakulteti. Keta te fundit prej disa ditesh bojkotojne mesimin duke kerkuar doreheqjen e dekanit. E prfitanji tha se shume prej problemve te evidentuara prej studenteve jane drejt zgjidhjes ndersa kerkoi edhe bashkepunimin e tyre duke u shpreuhr kunder bojkotit te mesimit.

Ne frymen e ketij bashkepunimi keshilli i fakultetit shprehet kunder veprimeve ekstreme dhe bojkotit te mesimit ndaj nje grupi studentesh duke theksuar se kjo nuk eshte rruga e duhur per zgjidhjen e problemeve. Keshilli i Fakultetit nenvizon se levizja studentore duhet dhe kerkesat e tyre duhet te kanalizohen nepermjet keshillit studentor perfaqesues ligjor e i zgjedhur i studenteve. U ben thirrje studenteve se per gjithe keto shqetesime te bashkepunojne dhe te marrin pjese ne takimet me strukturat drejtuese dhe akademiko shkencore te fakultetit te mjekesise dhe keshillave studentore tha Alfred Priftanji dekan i Fakultetit te Mjekesise.

Studentet e fakultetit te Mjekesise kane rreth nje jave qe nuk hyjne ne auditoret e fakultetit. Ata kane vendosur te bojkotojne mesimin pasi kundershtojne menyren e mesimedhenies formen e diplomes por edhe korrigjimin e literatures mjekesore. Nga ana tjeter studentet nuk jane dakort me kufizimet qe ju behen atyre ne baze te notes mesatare.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›