E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta doktori i njohur

Mjeku i njohur Isuf Kalo ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë.

Kalo ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Gjithashtu, ai ka shërbyer me dekada  në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.

Për disa vite, Kalo ka qenë kryetar i Endokrinologjisë dhe Sëmundjeve Metabolike në QSUT.

Mjeku mban titujt Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe është nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.

Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.

Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan ministrja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›