E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket, 5 vjet me detyrim ne rrethin nga vijne

Ministrja e Shendetesise Anila Godo, gjate turit te vizitave ne spitalet e Juglindjes premtoi se nuk do te kete asnje prishje te kontrates se specialisteve. "Cdo specialist do te punoje per 5 vjet ne qytetin, i cili i ka siguruar kete specializim ose ne te kundert do te penalizohet edhe financiarisht, ashtu sikurse jemi duke punuar per te gjetur nje zgjidhje edhe per mungesen e specialisteve ne zona te thella te vendit", tha Ministrja gjate takimit me stafin e spitaleve te Perrenjasit, Pogradecit, Bilishtit dhe Korces. Gjithashtu Ministrja Godo vuri theksin ne problemet e aparaturave dhe specialisteve ne te tera zonat e vendit. Ajo terhoqi vemendjen e personelit shendetesor ne mirembajtjen e aparaturave dhe ndjekjen me korrektesi te kontratave me firmat mirembajtese. Sa i perket projektit per decentralizimin e spitaleve, Godo tha se hapi i pare i kesaj reforme eshte decentralizimi i mallrave te konsumit, medikamente dhe nevojat e tjera te perditshme. "Ju duhet te vendosni prioritetet qe s'duhet te mungojne asnje cast. Ministria e Shendetesise do te vazhdoje te mbaje investimet e medha per cdo spital", tha Godo duke theksuar se reforma shendetesore do te thote qe i njejti sherbim te kete te njejten kosto ne cdo qender shendetesore. "Cdo shef sherbimi do paraqese nevojat e tij ne medikamente dhe cdo gje tjeter prane rajonit, dhe do te jeni ju qe do te pergjigjeni per mungesat, ne fund te vitit. Ne jemi ketu per te fuqizuar e jo per te cunguar sherbimet", u shpreh ministrja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›