E Diel, 1 Nëntor 2026

Prec Zogaj propozon ndryshime te tjera ne Kodin e ri Zgjedhor

Deputeti demokrat Prec Zogaj rikthen ne vemendje te politikes, nderhyrjen ne Kodin Zgjedhor. Nje nderhyrje e motivuar nga rikthimi ne Kuvend i Ligjit Zgjedhor me dekret presidencial. Nje shans qe per deputetin Zogaj, nuk duhet humbur si mundesi per te zgjeruar rrethin e konsesusit prej 113 votash ne Kuvend.

Ne kete pike edhe kundershtaret e Kodit, e kane pare kete si mundesi per reflektim te dy forcave te medha. Por propozimi i deputetit demokrat, orientohet direkt ne grupet e numerit te votave, duke i krijuar mundesine LSI-se te kete nje anetar te sigurt.

Ne Kodin e ri, thuhet se grupet e numerimit te votave perbehen nga 4 antare, dy prej te cileve i takojne partive te medha, ndersa dy antaret e tjere zgjidhen me short, nga partite e tjera parlamentare ne te djathte dhe te majte.

Zogaj thote se grupet e numerimit jane e vetmja mundesi per ndryshim ne kod ndersa duhet te mbetet e njejte perberja e sanksionuar per komisionet e administrimit te zgjedhjeve, ne te gjitha nivelet.

Deputeti Zogaj kerkon te theksoje faktin se propozimi i tij, qe nuk duket te kete pak mbeshtetes ne grupin kuvendor demokrat, nuk synon politike diversioni, nje pretendim ky, i ngritur nga Partia Socialiste. Produkti do te ishte nje konsensus me i madh per Kodin dhe reduktim i shanseve per te kundershtuar rezultatin e zgjedhjeve 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›