E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket Duhanpires edhe nxenesit e shkollave 9-te vjecare

Mjeket e shkollave 9-te vjecare pohojne se fenomeni i duhan-pirjes ka prekur edhe kete grupmoshe. Velo Duhet me shume pune me prinderit dhe psikologet


Tendence e demshme por nuk hezitojne ta provojne. Jane ende femije dhe marrin guximin te djegin ndonje cigare duhan. Kjo ndodh me nxenesit e shkollave 9-te vjecare te Tiranes. Konstatimi vjen nga vete mjeket qe mbulojne keto shkolla te cilet theksojne se ky fenomen po behet shqetesues.


Marsela Velo eshte mjeke ne shkollat 9-te vjecare Isa Boletini dhe Kol Jakova dhe pohon per gazeten se tashme duhan-pirja ka prekur edhe grupmoshen 12-15 vjec megjithese keta te fundit me shume jane ne shkallen e eksperimentimit me cigaren. Nderkohe edhe nje studim i Institutit te Shendetit Publik tregon se duhan-pirja nuk eshte nje fenomen i panjohur per nxenesit e shkollave 9-te vjecare.


Duhanpirja


E nisin duhanin mes shokesh qe te duken me te medhenj e te pjekur por ndonjehere edhe si shenje revolte ndaj te tjereve mesues prinder etj. Ne fakt mund te thuhet se jene me shume eksperimentues ndaj ketij fenomeni negative megjithate kjo eshte vertet e demshme.


Keshtu u shpreh mjekja Marsela Velo e cila thekon se kete problem e kane konstatuar vete gjate punes si mjeke. Ne shkollat qe kam une vihen re probleme sidomos duan-pirja dhe drogat e lehta. Kemi kontakt cdo dite me rreth 20-25 nxenes dhe ky eshte nje nder problemet qe kane nxenesit.


Sigurisht qe behet fjale per nje perqindje te vogel por gjithsesi eshte per tu shqetesuar- pohon mjekja Velo duke shtuar se per kete problem kane kerkuar edhe bashkepunimin e mesuesve prinderve dhe psikologeve. Ne fakt edhe mjeke te tjere te shkollave shprehin te njejtin shqetesim. Sipas tyre nxenesit i shohin kryesisht jashte oborrit te shkolles duke pire cigare.


Nderkohe ajo pohon se perdorimi i duhanit fillon kryesisht nga klasa e 5-te deri tek klasa 9-te sepse eshte mosha e fillimit te adoleshences ndaj dhe fillojne ti shfaqin keto shenja. Ndersa sa i takon fenomenit vihet re padyshim me shume tek djemte.


Komunikimi me prinderit behet kur eshte mbledhja mujore dhe mundohemi ti bindim qe te kontribuojne ne edukimin e femijeve te tyre. Ka edhe prinder duhan-pires dhe ky fenomen vihet re me shume sidomos tek femijet qe kane prinder konsumator te rregullt te duhanit- pohon mjekja Marela Velo.


Studimi


Pirja e nje cigareje duket se i tundon shume te rinjte. Per me teper ky fenomen po prek gjithmone e me shume grupmoshen 13-15 vjec. Studimi me i fundit i Institutit te Shendetit Publik jep alarmin se 11 5 e kesaj grupmoshe eshte konsumatore e duhanit.


Statistikat e fundit sipas specialisteve te ISHP-se per ceshtjet e duhanit flasin per nje rritje te konsumatoreve te rinj te duhanit me 3 krahasuar me vitin 2004. Konsumimi i duhanit ne kete moshe fare te vogel duket se eshte me shume nje problem i qendrave te medha kjo per faktin se ne kryeqendren e vendin jane pjesa me e madhe e atyre qe jane duhanpires diference e ndjeshme vihet re mes femrave ne qendrat e medha sidomos kryeqytet.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›