E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perandoria e duhanit

Kina eshte prodhuesi me i madh i cigareve ne bote. Pothuajse te gjitha markat jane te destinuara per nje biznes te madh. Ndersa OBSH-ja paralajmeron nje ne tre kineze te rinj rrezikon te vdese nga kanceri

Nje toke jeshile pjellore romantike. Yunnan eshte nje nga zonat me te bukura dhe me te pelqyera prej shume breza artistesh e shkrimtaresh kineze. Sot ky vend nje nga destinacionet me te famshme turistike ne kufi me Vietnamin eshte edhe zemra e nje prej industrive me te rendesishme te Kines. Ketu ngrihet fabrika me e madhe e cigareve kineze qe u destinohet 350 milione qytetareve pothuajse 29 per qind e popullsise ose nje e treta e duhanpiresve te planetit. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise OBSH duhani vret pese milione persona ne vit prej te cileve nje milion vetem ne Kine ku kanceri ne mushkeri eshte rritur 465 per qind qe prej vitit 1980 dhe eshte pergjegjes per numrin e larte te vdekshmerise ne vend. Nje ne tre te rinj rrezikon te vdese per shkak te cigareve shpjegon nga Pekini nje e derguar e OBSH-se. Nese vendi nuk do te beje dicka per te ndaluar fenomenin pas dhjete vjetesh numri i viktimave qe do te vdesin nga duhani do te arrije ne dy milione.

Te dhenat jane publikuar nga Organizata Boterore e Shendetesise pas nje studimi ne muajin gusht mbi fenomenin ne fjale. Ne nje vend ku gjashte ne dhjete doktore tymosin rregullisht duhani nuk lejohet me neper spitale qe prej 31 majit. Problemi eshte se ende nuk po zbatohet nje politike kombetare per ndalimin e duhanit ne vendet publike. Sipas disa burimeve zyrtare zbatimi i kesaj politike do te filloje ne janarin e vitit te ardhshem megjithate kjo eshte konsideruar nje date joreale. Problemi eshte se nuk ekziston nje ndarje mes atyre qe duhet te miratojne nje politike per kontrollin e duhanit dhe industrise se cigareve thote e derguara e OBSH-se. Shteti ka shume interes ne zhvillimin e kesaj industrie.

Shoqerite e duhanit jane pjese e monopolit te shtetit dhe kontrollohen direkt nga Ministria e Industrise dhe e Teknologjise Informatike. Vitin e kaluar Cina National Tabacco me 520 mije vartes 500 marka dhe 183 fabrika eshte shoqeria me e madhe e duhanit ne bote me nje shume totale te ardhurash 76 miliarde dollare. Parate e perdorshme 14.3 miliarde dollare i kalonin ato te kompanine Philip Morris i cili kishte deklaruar vetem 6.3 miliarde dollare.

Industria e duhanit eshte me e madhja ne Kine madje eshte edhe me e madhe se industrite e shtate vendeve bashke. India dhe Brazili jane perkatesisht ne vendin e dyte dhe te trete por ne te dyja rastet gjysmebiondet e paketuara ne paketa jane vetem nje e dhjeta e atyre kineze. 40 per qind e prodhimit kombetar vjen nga Yunnan. Ekonomia e kesaj province varet nga duhani shpjegon e derguara e OBSH-se. Duke qene se ne te gjithe vendin kultivimi eshte i vetmi prodhim bujqesor qe tatohet qeveria lokale nuk ben gje tjeter vecse nxit prodhimin. Ne zemer te vendit ngrihet Yuxi kryeqyteti boteror i cigareve dege e shoqerise Hongra. Ne kete zone gjenden pothuajse gjysma e cigareve qe prodhohen cdo vit ne Kine plot dhjete miliarde steka. Ketu mijera fermere heqin dore nga mbjellja e tokes ne kembim te 1200 eurove ne vit nga dhenia e tokes me qira. Shume prej tyre punojne edhe si punetore ne ato kompani qe jane qiradhenes.

Historia e duhanit ne Kine eshte shume e lashte. Daton para 400 vjetesh kur u fut nga tregtaret portugeze te cilet frekuentonin brigjet e Filipineve dhe Japonise. Shume shpejt bima e duhanit u perhap ne te gjithe territorin jugor e me te edhe menyrat e ndryshme per ta pire. Per shekuj me radhe me e zakonshmja ka qene llulla sepse u jepte artizaneve mundesine per te krijuar objekte te cmuara qe aristokracia feudale i kerkonte si simbol i statusit.

Por ne fillim te shekullit te kaluar Shangai qe gjithmone ka qene porta hyrese per boten ne Kine e transformoi zakonin e disa njerezve ne nje fenomen te mases me prezantimin e gjysmebiondeve. Ne harkun kohor te dy viteve fale nje fushate publicitare te fuqishme shitjet i kaluan limitet e percaktuara dhe Shangai u be kryeqyteti i sofistikuar i duhanit kinez. Ai qe per shume kohe kishte qene luksi i pak njerezve u transformua ne vesin e preferuar te borgjezise komerciale pastaj ne nje ritual te domosdoshem social qe ende sot eshte pjese e kultures mashkullore. Hapi i pare i nje takimi pune eshte ofrimi i nje cigareje ortakut tjeter. Po ashtu ekzistojne edhe gjysmebiondet qe u shperndahen te ftuarve gjate dasmes. Quhen Double Happiness Lumturi martesore dhe jane te paketuara ne nje kuti me ngjyre te kuqe dhe te arte ngjyrat e fatit dhe suksesit. Tradita e do qe gjate drekes se dasmes dhendri te pershendese te ftuarit ne cdo tavoline me nje dolli baijiu raki kineze ndersa nusja u ndez nga nje cigare. Nuk ka rendesi nese dreka zhvillohet ne oren 11.00 te paradites. Cigarja nuk ka orar eshte pak a shume si kafeja ne shume vende te botes ose uji ne Indi. Eumlshte nje nga ato gjestet qe gjithmone mirepritet.

Cigarja kineze i ka kaluar barrierat sociale. Mao Ce Duni dhe Ten Siaopini ishin krenare per vesin e tyre. Mao cmonte cigaret amerikane 555 te prodhuara nga British American Tabacco. Ten lideri qe ne vitin 1979 i ftoi kinezet te pasuroheshin adhuronte cigaret Panda qe kushtonin 90 euro steka.
Eumlshte pikerisht gjithepranimi i duhanit qe e ka alarmuar OBSH-ne. Duhanpirja mes te rinjve vazhdon te rritet. Nderkohe qe perqindja e meshkujve qe pine duhan ka arritur ne 53 per qind femrat qe e kane kete ves jane vetem 2.4 per qind. Sipas nje sondazhi te koheve te fundit numri i vajzave te reja qe i afrohen duhanit vazhdon te rritet. Te pish duhan eshte bukur me ndihmon te studioj dhe gjate veres mban larg mizat eshte shprehur per Washington Post nje 14-vjecare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›