Mjekët: Kujdes me agjerimin, 15 orë pa ngrënë rrezikon organizmin

Riti i agjerimit këtë vit mund t'ju kushtojë shumë me shëndetin e tyre besimtarëve myslimanë. Për shkak të rrotacionit që ndodh me këtë muaj sipas kalendarit hënor, sivjet Ramazani do të jetë një sakrificë më e madhe sesa në të shkuarën. Tashmë riti fetar që shoqërohet me vetëmohimin e ushqimit pijeve dhe depërtimit të çdo trupi të huaj në organizëm, do të zgjasë për plot 15 orë. Sipas mjekes Shpresa Dedi, duke pasur në konsideratë edhe temperaturat e larta verore, agjeruesit rrezikojnë dehidratimin e trupit të tyre, çka do të thotë ndikim të drejtëpërdrejtë dhe me mjaft pasoja në organet jetësore.
Tashmë që në vend kemi të pranishëm dhe në qarkullim edhe gripin e derrave, siaps mejkës, këta persona që do të qendrojmë për gjatë gjithë ditës pa ngrënë dhe pirë, janë më të rrezikuar se çdo kush tjetër për t'u prekur nga virusi. Kjo lidhet me rezistecën e ulët që do të kenë këta njerëz.
Në muajin e sivjetëshëm të Ramazanit, besimtarët muslimanë do të jenë të nënshtruar në ritin e agjerimit mesatarisht nga ora 4 e 30 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes.