Vjedhja e bizhuve, fëmijë e adoleshentë, "banda" të grabitjeve në rrugë

Pothuajse çdo ditë në njoftmin për shtyp të policisë së Tiranës shënohen me gërma të mëdha, inicialet e të miturve të akuzuar për vjedhje. Sipas policisë së kryeqytetit kohët e fundit është rritur numri vjedhjeve të çanatave apo edhe bizhuterive tek vajzat. Personazhe të këtyre vjedhjeve nga të dhënat e uniformave blu janë të miturit. Shkak për këtë është mosha e tyre e vogël. Kështu sipas policisë mosha e tyre i favorizon ata që të mos ndëshkohen nga ligji, pasi sipas ligjit, një person nën moshën 14-vjeçare përveç se mund të shoqërohet në komisariat për të nuk ka asnjë masë tjetër. Kjo pasi ai konsiderohet i mitur. Ndërkohë pikërisht kjo sjell edhe shfrytëzimin e tyre nga perosnat më të rritur apo të cilësuar si tutorë. Që pas vjedhjes së një çante apo bizhuve të ndryshme, si byrzylykë apo varse këto tu çohen mbikëqyrësve të tyre. Për të qenë më konkret rasti më i fundit ishte ai kur forcat e komisariat Nr 3 në Tiranë kanë arrestuar dy të mitur emrat e të cilëve nuk bëhen ët ditur për arsye etike pasi në Rrugën e Durrësit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt nga qafa, një 16 -vjeçari.