E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët e Psikiatrikut: I sëmuri mendor Fatmir Rasho do të kthehet në familje

VLORË - Duket e pabesueshme. Gjatë dy javëve qëndrim në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, Fatmir Rasho nga fshati Levan i Fierit duket sikur është tjetërsuar. Mësohet se 23-vjeçari, i cili për plot 3 vjet u mbajt i lidhur me zinxhirë në një kolibe, nuk është agresiv si më parë. Përkundrazi, është shumë i qetë. Nisur nga "rezultatet" e sjelljes, i sëmuri mendor, Rasho mund të kthehet në banesën e tij në Levan. Por, kësaj here do të ketë një kujdestar që do të kujdeset për të. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Spitalit Psikiatrik të Vlorës. Drejtues të këtij institucioni shëndetësor pohojnë se, 23-vjeçari është integruar shumë shpejt së bashku me të sëmurët e tjerë dhe gjatë kohës që qëndron në spital ai është shumë i qetë, madje arrin të komunikojë nëpërmjet shenjave kur kërkon të hajë apo i nevojitet ndonjë gjë.
Drejtoresha e Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Antonela Agaj është shprehur se mjekët mund të vlerësojnë kthimin e tij në familje, por nuk do të mungojë dhe një kujdestar që të kujdeset për të. Vetëm disa ditë më parë, përfaqësues të Avokatit të Popullit kërkuan që Fatmir Rasho të largohet nga Psikiatriku dhe të dërgohet në një qendër rehabilitimi.
23 vjecari eshte mbajtur i lidhur per 6 vjet me zinxhire ne nje kolibe jashte baneses. Familjaret pretendojne se ai ehste agresiv dhe vetem keshtu mund te sigurojne veten dhe djalin. Pas publikimit te rastit te Rashos, u zbuluan edhe 3 raste te tjera per te semure mendore te lidhur me zinxhire per vite te tera.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›