Mjekja: Gjendja e grevistëve, dramatike

Në ditën e 8-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grevistëve është dramatike dhe disa prej tyre duhet ta ndërpresin. Mjekja, Alketa Hila në një deklaratë për mediat për gjendjen e grevistëve theksoi se deputetët Besnik Bare dhe Agim Leka janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. "Deputeti PS-së, Besnik Bare është në gjendje të rëndë. Ai ka tension të ulët dhe refuzon të shkojë në spital. Po ashtu edhe deputeti i Elbasanit, Agim Leka është në gjëndje të rëndë dhe është shumë e vështirë të mjekohet", tha ajo. Sa i përket shëndetit të deputetit, Blendi Klosi, Hila theksoi se duke qenë diabetik ai është në rrezik.
Ndërkohë që vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, një tjetër grevist u dërgua në spital, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Sipas mjekes, edhe grevistët e tjerë janë në gjendje të rënduar.