Rama viziton tre grevistët në spital

Kryetari i Partisë Socialiste ka vizituar në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" tre grevistët që u shtruan në spital paraditen e sotme për shkak të gjendjes së rëndë shëndetrësore.
Tre grevistët u dërguan për mjekim në spital pasi shëndeti i tyre u rëndua.
Ka qënë ora 08:30 minuta kur nga çadrat ka dalë grevisti i parë , 29 vjeçari Klodian Rira nga Prrenjasi.
Më pas, një tjetër grevist u dërgua me urgjencë në spital. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Koka, 37 vjeç nga Fieri që humbi ndjenjat për shkak të mungesës së ushqimit.
Pak para orës 12:00 në spital u dërgua për mjekim 24 vjeçari Salarjon Tota nga Fieri.
Numri në total i grevistëve që kanë lënë grevën në gjendje të rëndë shëndetësore ka shkuar në 10 persona.