E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mjeku Erind Shurdhi la Gjermaninë për t’u kthyer në Divjakë: Erdha t’u shërbej qytetarëve këtu

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Mjeku i ri Erind Shurdhi ka lënë Gjermaninë për t’u kthyer në vendin e tij dhe për të ushtruar profesionin e tij në vendlindje.

Kështu u shpreh sot zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila e takoi mjekun e ri në Divjakë.

“Shurdhi, një i ri që asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e që në fund zgjodhi t’u shërbejë qytetarëve të Divjakës. Model që meriton mirënjohjen maksimale. Ai ka studiuar 6 vite në Itali, 7 vite ka qëndruar në Gjermani dhe më pas këtu në Divjakë ia kanë mbushur mendjen për t’u rikthyer, prindërit besoj”, tha Balluku.

Sipas saj, qytetarët e Divjakës janë të kënaqur që kanë një mjek që ka studiuar jashtë dhe që u shërben 24 orë, pasi jeton në Divjakë.

Mjeku Shurdhi u shpreh se një nga arsyet ishin prindërit, por edhe iniciativa e tij personale për vendin ku u rrit. “Diploma ishte arsyeja ime që isha jashtë shtetit, por pasi e arrita këtë synim e pashë të arsyeshme të kthehesha dhe t’u shërbej qytetarëve.”

Punësimi i mjekëve të rinj në gjitha spitalet e vendit po sjell përmirësim të shërbimeve që ofrohen në shërbimin terciar.

/k.s//r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›