E Enjte, 5 Nëntor 2026

NJU JORK – Biden: Bota le të zgjedhë, ne nuk do të ndalojmë së mbështeturi Kievin

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Bota duhet të zgjedhë nëse do të mbajë mbështetjen për Ukrainën apo do të largohet nga ai agresion, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij të fundit si president i SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

”Përgjigja ime është se ne nuk do t’i japim fund mbështetjes sonë për Kievin”, theksoi Biden.

Një ftesë për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n është pjesë e “planit të fitores” së presidentit Volodymyr Zelensky për Kievin, të cilin ai po ua parashtron aleatëve gjatë qëndrimit në Nju Jork, tha sot kreu i zyrës së presidentit, Andriy Yermak.

Yermak tha gjatë një paneli diskutimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së – se aleatët e Kievit duhet të shpërfillnin kërcënimet e Rusisë për përshkallëzim – në rast se Ukraina i bashkohej NATO-s. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›