E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mjeku Jakaj tregon në “Quo Vadis” moshat më të rrezikuara nga virusi i “ri”

Mjeku dhe ish drejtuesi i ISHP, Besnik Jakaj u shpreh se virus ii ri prek më shumë fëmijët, nën 5 vjeç.

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin  e Pranvera Bokrakajt tha se në këto mosha virusi është më agresiv.

Ai shtoi se ky është një virus i vjetër, i njohur prej kohësh.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit ka fluks, është normale në këtë periudhë të kemi apo situata është problematike?

Jakaj: Është sezoni i virozave. Ky është një virus i vjetër, i njohur prej kohësh. Nuk ka një vaksinë parandaluese. Ka një veçori që mund ta diferencosh nga viruset e tjera, sepse prek më shumë moshat e vogla.

Borakaj: Nën 5 vjeç?

Jakaj: Po, nën 5 vjeç, dhe është pak më shumë agresiv në këto mosha. Në studimet shkencore, prek shumë fëmijët deri në 5 vjeç me ato shenjat tipike të gripit të zakonshëm. E rëndësishme është heqja e panikut dhe forma e trajtimit. Mund të kemi të njëjtën peshë, të njëjtat parametra, të njëjtën diagnozë, kemi një shabllon trajtimi, por tek njëri pacient mund të shkojë mirë, ndërsa tek tjetri duhet të shihet me kujdes më të madh, sidomos tek virozat. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›