E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku në spitalin privat i thotë se ka tumor, vetëvritet tek Ekspozita “Shqipëria Sot”

Burime nga policia e Tiranës i thanë agjencisë NOA se viktima është Enfrida Llalla, një 23 vjeçare nga qyteti i Gramshit

Tiranë, 26 mars 2011 NOA – Një 23 vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike sot në qendër të Tiranës, në kushte të një gjendjeje të rënduar psikologjike, menjëherë pas një lajmi të keq që mori për shëndetin e saj.

Burime nga policia e Tiranës i thanë agjencisë NOA se viktima është Enfrida Llalla, një 23 vjeçare nga qyteti i Gramshit.

Ngjarja ndodhi sot në orën 10.00 tek ish ekspozita “Shqipëria Sot”, në një pallat aty pranë, pak metra larg një tregu të vogël të lagjes.

23 vjeçarja kishte shkuar për t’u vizituar në një spital privat në kryeqytet, bashkë me të shoqin, pasi ndjente dhimbje të forta koke.

Por në spitalin privat mjekët i kanë treguar një lajm të keq, ajo vuante nga një sëmundje e rëndë tumorale.

Në kushte të një gjendjeje të rënduar psikologjike, duke marrë lajmin e kobshëm, e ka përjetuar shumë keq dhe është shmangur nga i shoqi, duke u afruar deri te pallati i sipërpërmendur.

Atje, nga kati i pestë, ka ndërmarrë aktin fatal vetëflijues, duke u hedhur nga lartësia dhe gjetur vdekjen e menjëhershme.

Burime nga policia e Tiranës i thanë agjencisë NOA se po hetojnë për ngjarjen dhe për vizitën e bërë në spitalin privat. Gjithashtu po hetohet dhe pse 24 vjeçares i është treguar menjëherë nga mjeku në spitalin privat se vuante nga tumor duke shkaktuar kështu rëndimin psikologjik me pasojë vetëvrasjen fatale.

e.t/NOA

Lajme të ngjashmeGrushtohen te stacioni i trenit, procedohen nga policia“Fast-food”, zbulon kontrabandën, 1 prangoset, ndiqet doganieriPolicia flet zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë në Shkodër dhe kapjen e TafilajVrasja e dyfishtë në Shkodër, kapet në Tiranë Admir TafilajKapet hajduti i motorrave, pas 21-vjeçarit kërkohen bashkëpunëtorët Lidhje: Ekspozita “Shqipëria Sot, Enfrida Llalla, gjendje psikologjike, Gramsh, ish ekspozita “Shqipëria Sot”, mjeku, në qendër të Tiranës, pallat, Policia e Tiranës, qyteti i Gramshit, shëndet, spital privat, Tiranë, tragjike, tumor, vetëvrasje fatale, vetëvritet

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›