E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende konstatohet dhune Profesionalizmi i policise shqiptare le per te deshiruar

Tirane 26 mars NOA 8211 Rastet e konstatimit te dhunes policore ndaj personave te ndaluar ne Shqiperi vihen re deri ne momentin e dorezimit te personave pergjegjes ne komisariate. Kushtet e paraburgimit jane mjaft te veshtira.

Arben Shkembi eshte komisioner ne institucionin e Avokatit te Popullit. Ai mbulon ankesat dhe denoncimet qe vijne nga sektoret e policise gjykatave prokurorise dhe burgjeve Duke ju referuar raportit me te fundit qe ka perpiluar institucioni i tij ai thote per De se tani ka me pak ankesa nga qytetaret por fenomeni i ushtrimit te dhunes se tepruar eshte prezent. Ne komisariate ne dhomat ku mbahen te ndaluarit pergjithesisht nuk konstatohet dhune apo shenja dhune. Rastet e konstatuara jane nga momenti i ndalimit deri ne momentin e dorezimit te tyre ne komisariate ku jane kryer formalitetet. Ne ambientet e policise mbeten problematike dhomat e izolimit dhe dhomat ku mbahen te paraburgosurit. Jane probleme te evidentuara nder vite jane probleme qe kerkojne dhe mbeshtetje financiare. Ne shume komisariate ambientet jane ende te viteve 90.

Mosndjekje penale nga instancat per policet qe ushtrojne dhune ndaj te arrestuarve

Institucioni i Avokatit te Popullit per te gjitha rastet qe i jane paraqitur ka bere verifikimet dhe mbledhjet e deshmive ne vendngjarje duke perpiluar raporte kompetente me interpretime ligjore qe i jane derguar nstitucioneve perkatese. Por ne rastet e konstatuara te tejkalimit te dhunes nga policia eshte vene re fenomeni se ndaj personave qe kane shkelur ligjin e rregulloret nuk ka patur ndjekje penale nga instancat eprore gje e kompromenton luften per te parandaluar dhunen ndaj qytetareve.

Arben Shkembi e kritikon kete fakt Kur eshte ushtruar dhune e punonjesve te policise se shtetit ndaj personave qe mbahen ne ambiente te izoluara nga rastet qe ne kemi trajtuar vetem nje here ndaj policeve te Korces eshte marre mase dhe jane penalizuar. Ndersa per rastet e tjera jane mjaftuar me masa administrative me verejtje apo ulje ne detyre. Pra nuk ka patur raste penalizmi ose paraqitje ne gjykate

Mungesa e profesionalizmit dallon nga qyteti ne qytet

Altin Hazizaj drejtor i Qendres Shqiptare per te Drejtat e Femijeve CRCA pohon ndryshimet qe kane ndodhur ne performancen e policise ne trajtimin e qytetareve qe ndodhen ne ambientet komisariateve ne paraburgim apo ne burgje. Hazizaj thote se per ngjarje ku eshte provuar ushtrim dhune nga punonjesit e policise kryesisht ndaj te miturve organizata e tij ka patur bashkepunim me Avokatin e Popullit apo me Zyren per luften kunder diskriminimit.

Ajo qe vihet re me shqetesim dhe qe e kemi shprehur ne si organizata per te drejtat e njeriut eshte fakti se sjellja e policise nuk eshte profesionale ne te gjitha nivelet e saj. Edhe nga qyteti ne qytet ne shohim sjellje te ndryshme policore. Ndryshe sillen te themi policet ne Tirane ndryshe sillen ne nje qytet tjeter. Ketu ka shume per te bere ne ate qe quhet kornizimi i policise8217 pra nje punonjes policie duhet te kete nje sjellje standarte kudo qe te jete.

Altin Hazizaj thote per DW-ne se Shqiperia ka ratifikuar dhe firmosur zbatimin e nje sere konventave nderkombetare qe parandalojne dhe denojne ushtrimin e dhunes apo te tortures. Organizata joqeveritare qe ai drejton eshte ne partneritet me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ku percjell cdo ankese dhe shqetesim qe ajo evidenton si raste per dhune ndaj te miturve. Kur nuk eshte gjetur gjuha e perbashket kemi shfrytezuar mbeshtetjen e plote tek legjislacioni duke i prezantuar rastet ne prokurori ose ne gjykate. Nje pjese te ngjarjeve me tejkalim te dhunes kjo organizate joqeveritare vijon ta marre nga funksionimi i nje linje kombetare telefonike falas per te miturit nje projekt qe mbeshtet nga UNICEF-i.

Deutsche Welle

Lajme te ngjashmeGranata e Ballshit policia Kapem autorin dhe 2 bashkepunetoretUnaza e Madhe banoret dalin ne rruge kunder policiseGjente kliente per seks me 2 mije leke kapet tutori i 24-vjecaresDyshohej per vjedhje policia kap te denuarin me burgimI dhunoi shtepine nje gruaje shpallet ne kerkim autori Lidhjedhuna policia profesionalizmi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›