Mjeku nga Gjakova, Ibish Avdyli, prej 3 vitesh pjesë e personelit të qarkut Kukës

Mjeku gjinekolog Ybish Avdyli, pavarësisht se ka arritur moshën e pensionit, nuk është larguar nga misioni i tij që e nisi 40 vite më parë.
Është nga Gjakova, por për shumë vite ka zgjedhur të punojë dhe në Qarkun e Kukësit. Mungesa e mjekëve specialistë, por dhe bashkëpunimi me spitalin rajonal të Gjakovës, ka ndikuar në vendimin për të punuar 3 vitet e fundit në spitalin e Krumës.
Për vitin 2023 në maternitetin e Krumës kanë lindur 23 fëmijë, ndërsa asnjë lindje në këtë fillim viti.
Avdyli thotë se në përgjithësi lindjet qe shfaqin komplikacione i dërgojnë në Kukës ose Gjakovë. Mungesa e aparaturave apo kushte në spitalin e Krumës jo rrallë herë i vështirëson punën të gjithë personelit mjekësorë.
Numëron 42 vite punë, por ai shpreson që mjekët e rinj ta zëvendësojnë, dhe në këtë spital të mos mungojnë mjekët specialistë. Paga dhe kushtet e punës janë arsye bazë që mjekët e rinj zgjedhin të mos rikthehen pas mbarimit të shkollës së lartë dhe specializimit.
Të punuarit në vendlindje, mjeku Avdyli e cilëson patriotizëm. Ndonëse i duhet të udhëtojë për në Krumë ai thekson se në punën e tij ka qenë i mirëpritur si në Kukës, Tropojë dhe tashmë në Has.
Gazetare: Sh. Elezaj
/RTSH/