E Martë, 3 Nëntor 2026

Vaksina e fruthit, një pjesë e shtyjnë, disa e refuzojnë- Mjekët tregojnë vështirësitë e komunikimit

Pas alarmimit të ngritur nga OBSH në fund të dhjetorit  dhe pas uljes së ndjeshme të mbulesës vaksinale me një dozë, rastet e para me fruth në vend  ishin të pritshme. Mjekja e konsultorit në QSH .10 tregon se vaksina e fruth-robeolë- shytave ose MMR , refuzohet nga një pjesë e vogël dhe shtyhet në kohë nga një pjesë më e madhe prindërish

“Prindërit e bëjnë vaksinën por thjesht hezitojnë për pjesën e grup moshës 12 muajsh. Vijnë në moshën 15-16 muajsh . E shtyjnë në kohë”, tha mjekja.

Kjo ka bërë që infermierët e konsultoreve t’i kontaktojnë shpesh  prindërit duke I njoftuar ata për detyrimin që kanë ndaj imunzimit të fëmijëve të tyre, por jo në pak raste ata marrin edhe mesazhe ofenduese nga prindërit me pretendimin se ndihen të shqetësuar  nga imponimi që po u bëhet për të vaksinaur fëmijët kundër vullnetit të tyre. Mjekja na tregon disa nga këto komunikime .

“Prindërit janë koshient për rrezikun madje ndonjëherë  thonë: kur masa është totalisht e vaksinuar , edhe djali im për pasojë është i vaksinuar nga komuniteti, gjë që nuk është e vërtetë, imunizimi nga fruthi ka të bëjë me imunizimin personal dhe jo të kolektivit e të shoqërisë”, u shpreh mjekja.

Por ka edhe me keq,  prindër që refuzojnë totalisht procesin e vaksinimit  duke lëshuar deklarata si kjo këtu, ku marrin përsipër përgjegjësitë e këtij veprimi.

“Një pjesë e vogël refuzojnë të gjithë procesin e vaksinimit që nga materniteti me vaksinën e  Tuberkulozit dhe Hepatit B dhe me vaksinat që vijojnë në konsultore”, tha mjekja.

Mjekja nuk konfirmon raste me fruth për zonën që ajo mbulon por rreziku tashmë I infektimeve është prezent.

“Rreziku është në çdo moment nga fruthi, hyrjet-daljet, udhëtimet jashtë vendit , të ardhurit nga shtete të ndryshme mund të gjejnë shpërthime në vende të caktuar, në xhepa të caktuara, që mund të jenë fatal pastaj”.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›