Mjerimi u merr jeten kater vogelusheve ne Sukth

Nen zhele e mjerim dhe fillikat te vetem kane ikur nga kjo bote Roberti Vilsoni Kasandra dhe Nertila. Pak kilometra nga sheshi ku tamtamet e qeverise do te na rrefejne mrekulline e lirise ne nje kasolle 25 m2 mjerimi na shfaqi edhe njehere fytyren e vet te shemtueme. Kater femije te vdekur e nje nene qe mallkon zot e dreq qe as nje grusht dhe nuk mund ti hedhe femijeve te vet.
Guret e lagjes kane qene argetimi i vetem per kater femijet e Zana Xhekes. Ne shtepine e tyre nuk sheh kerrkund lodra femijesh. Roberti me i madhi i femijeve ishte vetem 13 vjec. Ne kasolle ka gjithkund vetem zhele qe mbulonin trupat e vegjel. Dhoma e vetme ne nje qosheze ka nje televizor. Gjekundi tjeter syri nuk te sheh orendi shtepiake.
Ne kete mjerim ne qender te Bashkise Sukth jetonte prej dy vitesh Suzana Xheka me kater femijet e saj Robertin 13 vjec Vilsonin 11 vjec Kasandren 9-vjecare dhe Nertilen 6 vjec. Edhe pse ne zgrip te mjerimit femijet perpiqeshin te kujdeseshin per njeri tjetrin dhe nena e tyre bente gjithcka - vertet gjithcka - per tu siguruar se paku ushqimin.
Ana Cenaj fqinja e familjes Xheka na tregon se megjithe mjerimin e tyre femijet shkonin ne shkolle dhe per kete kujdesej fort Roberti. 13-vjecari asnjehere nuk ndahej nga motrat dhe vellezerit e tij - tregojne fqinjet. Gjithkush ne Sukth i njeh femijet Xheka. Ndoshta jo aq fort prej mjerimit se sa prej faktit qe gjithmone qendronin bashke. E krejt ne heshtje iken bashke edhe nga kjo bote.
As Ana Cenaj as te aferm te tjeter te familjes Xheka nuk kane degjuar ndonje zhurme apo thirrje per ndihme nga kasollja. Gjate nates se merkure ne Sukth nuk ka pasur drita. Te gjoret femije kane rene shpejt per te fjetur ne shtratin e vetem qe ka dhoma. Kane rene per te fjetur per mos tu zgjuar me kurre.
Ashtu te shtrire mbi krevat me syte te mbyllur perjetesisht i ka gjetur ne agim nena e tyre Suzana Xheka. Nje vater zjarri ne banese ka shkarkuar gazra helmues ndersa femijet kane qene ne gjume.
Sipas te dhenave te para mendohet se femijet kane ndezur nje qiri ndoshta te frikesuar nga erresira. Nga ekspertiza mjekoligjore e trupave u pa se vocerraket kishin shenja bloze ne fytyre. Policia dyshon se qiriri i ndezur ka krijuar nje vater te vogel zjarri qe eshte shuar por qe ka prodhuar tym ne banese dhe ka asfiksuar Robertin Vilsonin Kasandren dhe Nertilen..
Zyrtarisht ky eshte motivi i kesaj tragjedie ne Sukth.
Rrefimi shokues i Zanes e martuar 15 vjec viktime e dhunes nga bashkeshorti i larguar prej familjes. Punonte naten qe femijet te kishin ushqim dhe te mund te shkonin ne shkolle
Kam pranuar neperkembjen per te rritur femijet
Nje grua e braktisur nga i shoqi para 4 muajsh eshte perballur me aktin me tragjik te jetes se saj kur ka pare femijet pa jete qe dyshohet paraprakisht se jane helmuar nga clirimi i gazrave karbonike. Rreth kesaj ngjarjeje policia ka deklaruar se me date 11.11.2010 rreth ores 0230 ne nje banese te ndodhur ne afersi te Kantines se Veres ne Sukth eshte konstatuar vdekja e 4 femijeve te familjes Xheka. Zedhenesja qe ne oret e para te mengjesit njoftoi se rezulton te kene gjetur vdekjen nga asfiksia femijet Robert Besim Xheka 13 vjec Vilson Besim Xheka 11 vjec Kasandra Besim Xheka 9 vjece dhe Nertila Besim Xheka 6 vjece. Ekspertet e policise qe kane shkuar ne vendngjarje pas veprimeve paraprake hetimore percaktuan se shkaku i vdekjes se ketyre shtetasve eshte asfiksia nga gazrat e shkaktuara nga nje zjarr i rene ne nje nga qoshet e dhomes ku ndodheshin femijet. Vatra e zjarrit eshte krijuar nga nje qiri i ndezur per te thyer erresiren por pasi i ka zene gjumi nga qiriu ka marre flake televizori dhe tavolina te cilet kane cliruar sasi te medha dioksidi te karbonit qe ka asfiksuar dhe marre me pas jeten e 4 vogelusheve te braktisur ne meshire te fatit te keq. Policia ka sqaruar rrethanat duke saktesuar se ne momentin e kesaj tragjedie te dhimbshme ne banese nuk ndodhej asnje nga prinderit babai prej disa muajsh nuk jetonte me familjen per shkak te konflikteve familjare ndersa nena qe prej pasdites ndodhej ne pune ne nje lokal te Tiranes Menjehere pas marrjes njoftimit ne vend kane shkuar drejtues te Policise se Qarkut Durres drejtues te pushtetit vendor Prefekti i Qarkut Kryetari i Bashkise Durres. Po keshtu te njoftuar nga sherbimet e Salles Operative ne vendin e ngjarjes kane shkuar edhe sherbime te zjarrfikesit te qytetit Urgjences se Spitalit Rajonal Durres.
Historia
30-vjecarja Suzana Xheka eshte shtruar ne urgjence dhe eshte mbajtur nen mbikeqyrje te rrepte te mjekeve pas traumes se rende qe ka pesuar. Ajo flet mbi jeten e saj te rende qe po kalonte si rezultat i braktisjes nga burri i saj i cili me pare e dhunonte vazhdimisht e qe me pas i kishte lene ne meshire te fatit.
Ajo mezi flet dhe me syte e mbyllur. Mbase eshte nje qarje me ligje por qe dhimbja e ka bere ta thote ne proze fatin e zi te femijeve dhe te saj. E lindur ne fshtin Selishte te Dibres ku kishte mbetur jetime qe femije qan perseri ne spital se tani jane femijet te cilet e kane lene ate jetime.
Per ti rritur keta femije - thote mes renkimeve - njerezit me kane shkelur me kembe. Ky eshte prologu i tragjedise se saj. E martuar vetem 15 vjece ajo nuk pa asnje dite te bukur. Suzana thote se fati i dha nje burre qe nuk ka punuar kurre per te ushqyer femijet dhe ajo eshte detyruar te punoje nate e dite per ti ushqyer ne pamundesi te medha eknomike. Para disa muajsh ai e ka braktisur perfundimisht familjen. Tregimi i saj ne spital eshte i dhimbshem.
Qe kur lindi djali i pare e deri me sot kam bere shume sakrifica per femijet. Me kane marre njerezit neper kembe sa une nuk dija cte beja per te ushqyer femijet...
Mbreme i gjeta. Vetem gocen e vogel kam pare siper krevatit te zbardhur. Sguxova me te kontrolloj femijet e tjere. Fillova te bertas. Erdhen komshinjte. I rashe telefonit te shokeve te punes te cilet me kishin sjelle ne shtepi. Ata sapo e kishin kaluar mbikalimin kur u kthyen prape dhe erdhen aty. Kishte nxehtesi e madhe te xhamat. I theva. Erdhen komshinjte dhe hyne brenda. Kur pashe vajzen e vogel hapa deren dhe dola perjashta duke bertitur me te madhe.
Burri nuk eshte pergjigjur kurre per femijet. Asnje cope buke nuk ka sjelle ne shtepi. Asnje pale corape nuk u ka blere ndonjehere. Punoja dite e nate. Kur shkoja ne shtepi haja dru edhe tortura nga ai. I thoshin njerezit e mi Mbaje gruan ne shtepi dil e puno. Nese kjo do te dale nga dera do te vime ne qe ta mbysim ne deren tende. Keshtu qe isha e detyruar te dilja. Jam martuar 15 vjece. Kalama qe ta nxjerr nenen faqebardhe se ishim jetime. Femijet e mi rrinin bashke. Ata nuk ndaheshin nga njeri tjetri.
Kur ika i lashe me drita kur u ktheva skishte drita. Ika per pune. Nuk kishte pase ne asnje vend drita sdi cte te thote me shume motra jote...
Suzana nuk gjejme dot fjale per tju ngushelluar.. fare ndodhi me femijet
qan Nuk ka shume kohe qe une kam filluar pune ne nje lokal nate ne Tirane. Me pare punoja kamariere ketu afer por nuk me paguanin mire ndaj gjeta kete punen e re dhe fillova. Roberti kujdesej per femijet me te vegjel dhe si te thuash ikja pa merak ne pune. Vec kesaj i kisha thene edhe nje fqinji ketu qe te kujdesej naten per femijet. Keshtu ndodhi dhe mbreme. E kam telefonuar rreth ores 12 per te mesuar si ishin femijet. Ai kishte ardhur per te pare dhe me tha ne telefon se ato po flinin dhe une vazhdova punen e qete.
Pastaj u kthyet ne shtepi..
Ishte ora tre e mengjesit. I thirra Robertit te hapte deren por nuk pergjigjej njeri. U bera merak se Roberti e kishte gjumin e lehte shpirti mamit.. qan dhe po gjuaja me fort mbi dere por serish asnje prej femijeve nuk po pergjigjej. Kam dal nga ana e pasme e shtepise per te pare ne dritare dhe brenda kishte erresire...
Kam filluar menjehere te ulerij dhe me nje komshi qe erdhi ketu kemi thyer dritaren. Kam pare trupin e vajzes mbi krevat. Ishte e mbuluar me pluhur. Dhe femijet e tjere ne krevatin e madh.. dikej sikur po flinin. renkon e qan Pastaj nuk di gje cfare ka ndodhur. Gjithcka ishte e djegur por femijet jo nuk ishin djegur femijet...
Suzana po bashkeshorti juaj ku ndodhet
Nuk e di. Ka kohe qe jemi ndare. Jam detyruar te denoncoj dhe ne polici jam keqtrajtuar prej tij.. Asnjehere nuk ka punuar per tu kujdesur per femijet renkon Jam detyruar te punoj vete per te ushqyer femijet e mi. Ata nuk ndaheshin asnjehere me njeri-tjetrin. Me punen qe beja paguaja dhe qirane si dhe mundohesha qe femijeve te mi mos tiu mungonte asgje ne shkolle ndaj dhe vendosa te punoj naten se fitoja me shume..
Po asistence a keni marre nga Bashkia e Sukthit
Jo. Asnjehere deri me tani dhe pse ne jemi banore te kesaj Bashkie. E vetmja ndihme qe na u premtua ishte nga kryqi i kuq. Ata erdhen para disa ditesh dhe pane ku jetoja. Me thone qe do te me ndihmonin por tani cme duhet ndihma e tyre mua.. qan.. Une kurre nuk do te kem me femijet e mi per te cilet kam sakrifikuar gjithcka deri me tani.
Shaban Cenaj Femijet i gjetem pa jete nuk kishte asnje mundesi shpetimi
Kuja e vene ne mes te nates nga Zana i ka kallur daten Shaban Cenajt. shte fqinji me i afert i familjes Xheka ndaj dhe ka qene nder te paret qe ka mberritur aty per te pare dhe rrefyer historine me te tmerrshme te jetes se tij. Ne nje dhome me kater metra katror gjithcka e shkrumbuar ndersa trupat e pa jete te femijeve dergjeshin mbi shtreterit e rrenuar.
Sapo kam degjuar ulerimen e Zanes kam shkuar per te pare cfare kishte ndodhur. Dera ishte e mbyllur nga brenda dhe jemi detyruar te thyejme dritaret dhe me pas kemi pare tragjedine e ndodhur. Dhoma ishte e mbushur me tym ndersa femijet i gjetem te shtrire neper krevate. Dukej sikur po flinin. Nuk na mbetej gje tjeter vecse te lajmeronin policine e cila ka ardhur menjehere ne vendngjarje- rrefen Shaban Cenaj.
Trupat e femijeve terhiqen nga xhaxhai
Ne oret e vona te pasdites ne morgun e spitalit te Fierit eshte paraqitur vellai i Besim Xhekes. Xhaxhai i kater femijeve te asfiksuar ka kerkuar te terheqe trupat e tyre dhe pas kesaj eshte larguar per ne nje fshat e afersi te Thumanes ku edhe banonte. Mesohet se ka pasur nje konflikt mes nenes dhe xhaxhait per terheqjen e trupave por duke qene se nga familja e Suzanes askush nuk ka pranuar te merret me varrimin e femijeve trupat e tyre i jane dorezuar vellait te te atit i paraqitur ne morg pasi ka mesuar vdekjen e kater niperve.