Mjeshtri i drugdhendjes, Engjëll Bregu gdhend dyert e kishës së Shën Mërisë në ishullin e Maligradit

Engjëll Bregu, mjeshtri i drugdhendës i cili e trashëgon këtë zanat prej 3 brezash, këtë herë ka realizuar një punim artistik. Bëhet fjalë për gdhendjen e dyerve të kishës së Shën Mërisë në ishullin e Maligradit në Prespë.
Një kishë kjo e shekullit XIV dhe një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore si dhe një atraksion turistik i rëndësishëm. Bregu thotë se punën e ka realizuar sipas modelit origjinal.
“Është rikrijim i derës së vjetër, ka qenë shumë e vështirë për të ri sjellë sepse ka pasur shumë detaje të imta”, tha artizani Engjëll Bregu.
Puna në dru është e veçantë dhe ka kërkesa, ndaj artizani ka një mesazh për brezat e rinj. Punimi i dyerve të kishës ishte një punë që Bregu e realizoi për herë të parë, ndërsa prej vitesh punon me gdhendje në dru të pjesëve dekorative por edhe restaurimin e mobileve të vjetra.
/RTSH/