Mlladic gjyqi fokusohet tek Srebrenica

Prokurorët në gjyqin ndaj gjeneralit serb Ratko Mlladiç, në seancën e së enjtes e kanë vënë theksin tek kaosi që çoi në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.
Mlladiç akuzohet se ka orkestruar vrasjen e mbi 7 mijë djemve dhe burrave myslimanë në qytetin boshnjak, pasi e kishte mbajtur atë të rrethuar më ushtarët e tij.
Gjenerali 70-vjeçar po përballet gjithësej me 11 akuza, përfshirë atë për genocid në luftën brutale të viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.
Ai vetë i quan akuzat “monstruoze” dhe në gjykatë është vetëshpallur i pafajshëm. Këshilltari i prokurorëve, Peter McCloskey deklaroi se krimet në Srebrenicë janë të padiskutueshme dhe në këtë mënyrë prokurorët do të fokusohen në përgjegjësitë individuale.
Ai tha gjithashtu se ushtria serbo-boshnjake nuk ishte një “ushtri e dalë jashtë kontrollit” dhe se gjenerali Mlladiç ishte në terren dhe e drejtonte atë.
“Ne kemi mesazhe radioje të interceptuara mes ushtarëve dhe oficerëve që diskutojnë për vrasjet. Ne kemi videon e dy ekzekutimeve. Prandaj më lejoni të jem i qartë, krimi nuk do të jetë fokusi kryesor i këtij proçesi. Kjo çështje do të jetë parësore për një rast të vetëm, përgjegjësinë kriminale dhe individuale të Ratko Mlladiç”, tha këshilltari.
Trupi gjykues pa një video me banorët e Bosnjes të tmerruar në një kamp të OKB-së jashtë Srebrenicës më 11 korrik të vitit 1995, teksa ushtarët serbo-boshnjakë afroheshin, si dhe pamje të gjeneralit Mlladiç që futej si triumfues në qytet.
Seanca e sotme u azhornua pas konstatimit të disa “gabimeve serioze” nga ana e prokurorëve të çështjes.