E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë koreografi i mirënjohur Agron Aliaj

Ndërron jetë në reanimacionin e QSUT-së koreografi i mirënjohur Agron Aliaj. Ish-udhëheqësi artistik i disa shfaqjeve në Teatrin e Operës dhe Baletit, Agron Aliaj ndodhej i shtruar prej ditësh në QSUT si pasojë e një aksidenti rrugor. Agron Aliaj, mjeshtri i koreografisë, u aksidentua më datën 7 mars nga një makinë ndërsa dilte nga Teatri i Operës dhe Baletit.

Agron Aliaj është ndër krijuesit parë të baletit shqiptar së bashku me Panajot Kanaçin, mjeshtrin e madh të valleve. Ai ka trajtuar një repertor të gjerë botëror e kombëtar, nga të gjitha zhanret dhe gjinitë e koreografike, por ka kontribut në ngritjen e konsolidimin e institucioneve e shkollës së baletit, e teatrit, trupës.

Si njohës i historisë së popullit të tij, i një shpirti të shqiptarit, Aliaj i ka përdorur si rrallë ndonjë artist tjetër me elegancë elementet e kombëtares në veprat shqiptare të baletit si “Delina”, “Halili dhe Hajria”, “Cuca e maleve”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” dhe ka treguar nivele të larta edhe vepra të repertorit botëror si “Liqeni i mjelmave”, “Don Kishoti”, “Arrëthyesi”. Në dy dekadat e fundit, ai ka punuar në TOB sikur të mos kish dalë në pension dhe mbeti i vetmi koreograf aktiv.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›