E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mocioni PDK kunder Thacit

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverise se Kosoves mund te deshtoje nese ai nuk mbeshtetet nga deputetet e partise se vete kryeministrit Hashim Thaci.

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka deklaruar voten kunder mocionit ndersa Lidhja Demokratike e Kosoves do te abstenoje.

Si mister Bini qe i dergon urime vetes per Krishtlindje dhe kenaqet. Keshtu me duket se eshte edhe kjo eshte shprehur Eqerim Kryeziu nenkryetar i LDK-se.

Ne kete menyre partise se Bexhet Pacollit i nevojiten patjeter votat e partise se Thacit per te rrezuar qeverine e Thacit e per ta cuar vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme.

Ne nuk do te votojme dhe nuk mbeshtesim skenare qe kane per synim axhende politike. Kjo qeveri do te rrezohet vete neser theksoi Besnik Tahiri anetar i kryesise se AAK-se.

Ne na ka ndodhur nje situate qe nuk e parashikon kushtetuta. Presidenti i vendit ka dhene doreheqjen institucionin e doreheqjes nuk ia njeh kushtetuta vetem ate te shkarkimit. Per kete rast mbajtesi aktual i detyres nuk eshte i autorizuar te shperndaje parlamentin dhe nuk ka kompetence baze te kushtetutes. Vetem kryetari i shtetit mund te kryeje kete detyre dhe per kete ka shume dispozita kontrakditore theksoi Mazllum Baraliu profesor i te drejtes ne Universitetin e Prishtines.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›