Mocioni per shkarkimin e Topallit terhiqet Rama Qamil Xhani
Ne nje konference per mediat pasditen e djeshme kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka prezantuar personalisht pikat e mocionit per debat ne Kuvend dhe draft rezoluten opozites. Rama eshte perpjekur te jape dhe argumentet se perse opozita hoqi dore nga mocioni per shkarkimin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Mocioni per debat nuk mban emrin e zonjes Jozefine por mban peshen e te gjitha pergjegjesive qe rendojne mbi politiken shqiptare per shkak te Kuvendit te sotem-tha dje Rama. Kreu i PS-se tha se mocioni per Kryetaren e Kuvendit do te behet ne nje tjeter moment. Nisma e shkarkimit eshte nje proces me vete tha Rama. Ai ka sjelle ne vemendje dhe pervojen e parlamentarizmit evropian duke theksuar se nismat e mocioneve edhe kur nuk arrijne rezultatet ne numra sherbejne per te fokusuar opinionin ne nje shqetesim konkret. I pyetur nga mediat se kur do te ndermerret nje nisme te tille nga Partia Socialiste Rama ka preferuar te mos jape afate konkrete. Asgje nuk e pengon kete nisme qe te ndodhe por fokusi kryesor qe rrok gjithe problematiken nuk mund te reduktohet ne kete aspekt te vecante qe ka rendesine e vet qe misheron problemin por nuk e zgjidh ate ne rast se nuk zgjidhet ne themel ceshtja e funksionimit te Kuvendit-tha Rama. Kreu i PS-se ka folur dhe per terheqjen nga kutite e votimit duke theksuar se nga kjo ceshtje PS-ja eshte terhequr prej kohesh duke u mjaftuar me hetimin e materialeve zgjedhore. Ne jo sot as dje por prej shume muajsh i kemi nxjerre fletet e votimit nga procesi hetimor dhe kemi kerkuar qe te trajtohen vecmas permes Gjykates Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias duke qene mjaftueshmerisht te bindur se hetimi eshte i plote per ne edhe vetem me kutite e materialeve zgjedhore tha dje Rama. Por ne oferten e re te PS-se Rama ka permendur dhe faktin se opozita ka hequr dore nga cuarja e ceshtjes se kutive ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne Komisionin e Venecias. Hapi yne i metejshem oferta jone e re eshte edhe heqja dore nga kushtezimi per te ndjekur procesin ne Gjykaten Kushtetuese apo Komisionin te Venecias ne menyre qe transparenca te realizohet qe zgjedhjet e ardhshme te ndodhin dhe qe Shqiperia te shkoje me shpejtesi perpara -tha dje gjate bashkebisedimit me gazetaret kreu i PS-se. Ky mocion eshte nje perpjekje per te vene ne levizje procesin politik dhe perfshin pergjegjesine e Kuvendit ku sigurisht nje pjese te rendesishme ka pergjegjesia e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli por eshte shume me e gjere se kaq u shpreh Rama ne nje komunikim me gazetaret pasditen e sotme. Ndersa theksoi se mocioni per debat dhe projekt/rezoluta e Partise Socialiste eshte nje perpjekje per te shnderruar ne detyrime qe duhen permbushur kritikat e raportit te Komisionit Evropian Rama tha se vetem ne kete menyre Shqiperia nuk do te humbase trenin tjeter per ne BE.