Cfare presin shqiptaret nga qeveria Nga Arben Malaj
Ndarja e diskutimit te buxhetit ne parim dhe nen per nen eshte nje mundesi e mire qe sot te ndalemi tek sfidat konkrete dhe kritike me te cilat ballafaqohet ekonomia dhe buxhetit yne. Me konkretisht cfare presin shqiptaret nga qeveria dhe buxheti i vendit te tyre
E para ata presin me shume mundesi punesimi. Rritja ekonomike pa ulur papunesine prodhon varferi ne rritje pabarazine ne rritje. E dyta shqiptaret presin qe pensionet asistenca sociale dhe pagat e tyre te mos goditen nga tatimi i fshehte dhe nga inflacioni i mallrave me jetike. E treta shqiptaret presin qe femijet e tyre te kene nje arsimim sa me te mire mundesisht nga kopshti deri ne Universitet. E verteta eshte e trishtueshme reformat ne arsim jane nje coroditje e pafund. Profesioni i mesuesit eshte kthyer ne biznes partiak cilesia e investimeve eshte e dobet liria akademike dhe autonomia financiare e universiteteve eshte perkeqesuar. Per qeverine tuaj prioritet kane qene shiritat e rrugeve dhe jo arsimi dhe shendetesia. Per 5 vjet nuk ndertoni dot kampusin e ri te Universitetit te Tiranes qe ka nje vlere 30-40 milione euro. Jo se vendi nuk ka kapacitete ndertuese jo se buxheti nuk ka fonde por preferoni te jeni qeveria e rrugeve jo qeveria e kampuseve universitare. E katerta shqiptaret presin nje sherbim shendetesor sa me te mire nje sistem shendetesor parandalon semundjet qe zgjeron mundesite perzgjedhese dhe qe ofron sigurime shendetesore per te gjithe. Patjeter qe sektori privat edhe ne arsim e shendetesi duhet te rriten qe shqiptaret ne raport me te ardhurat e tyre duhet te kene mundesi te perzgjedhin por ne asnje rast absolutizimi i sektorit privat nuk duhet te sherbeje per te perkeqesuar deri ne falimentim arsimin dhe sherbim shendetesore publik. Jo rastesisht deshtimi eshte me i madh eshte pikerisht ne keta dy sektore prioritare. Premtuat se do te dyfishonit mbeshtetjen buxhetore per arsimin dhe shendetesine. Keni deshtuar plotesisht rrezikoheni te jeni ne nivelin e vitit 2005. E pesta shqiptaret presin nje funksionim me te mire te shtetit ligjor jo vetem jane shtuar krizat e perplasjes se institucioneve por shpesh buxheti eshte perdorur per te cenuar pavaresine e tyre duke i penguar te funksionojne. Eshte e turpshme qe ne vitin 2010 Gjykata Kushtetuese Gjykata e Larte dhe Sherbimi Informativ Shteteror publikisht te deklarojne se nuk kane fonde as per leter dhe boje printi. Kjo nuk vjen nga pamundesia e buxhetit kjo vjen nga mentaliteti keqqeverises i perqendrimit apo nenshtrimit te te gjithe pushteteve. E gjashta shqiptaret presin qe borxhi publik te mos rritet qe kostoja e borxhit te mos i zere frymen buxhetit qe barra e taksave te ndahet me mire midis grupeve sociale dhe barra e borxhit te ndahet me mire midis brezave. Shqiptaret dhe jo vetem ne por edhe institucionet nderkombetare jane shume te shqetesuar qe vazhdoni me deficite te larta qe borxhi eshte ne nivele kritike dhe qe kostoja e tij po behet gjithnje e me e rende.