E Diel, 1 Nëntor 2026

Modeli i ri ekonomik per Shqiperine i pamundur apo nje shans i ri

Pikenisja per diskutimin mbi nevojen e nje modeli te ri ekonomik per Shqiperine ishte prononcimi i guvernatorit te Bankes se Shqiperise. Ne esence teza e shefit te Bankes Qendrore ne Tirane nxirrte ne pah mangesite e modelit te tanishem ekonomik ngritur sipas tij mbi rritjen dhe zgjerimin e kreditit dhe nivelet e larta te konsumit. Pa detajizuar propozimin e tij per kasten e eksperteve dhe studiuesve te ekonomise shqiptare thuhej se modeli i ardhshem i rritjes ekonomike kerkon ndertimin e nje strategjie kombetare te zhvillimit ekonomik te vendit dhe duhet te mbeshtetet ne rritjen e produktivitetit te faktoreve te prodhimit ne te gjithe sektoret e ekonomise. Pas ketij prononcimi vijuan oponionet e analizat pro dhe kunder.

Shqiperia pa mundesi per nje model ekonomik te pavarur

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eksperti Gjergj Filipi

Dr. Gjergj Filipi drejtor kerkimesh ne Institutin Axhenda ne Tirane e shikon si jo te natyrshem argumentin nese i nevojitet nje model ekonomik Shqiperise. Duke e gjykuar ne planin konkret ai mendon se ne nje vend te vogel si Shqiperia eshte gati e pamundur qe te kete nje model i cili do te ishte i kundert nga modeli i vendeve te rajonit ose me gjere. Duke qene pjese e procesit te Stablizim-Asociimit mjaft aspekte jane fiksuar dhe rakorduar nga udhezimet dhe direktivat e BE-se thote ai per DW-ne.

Sipas tij nuk duhet te vrasim mendjen shume per modelime ekonomike se sa te vrasim mendjen per strategji dhe plane pune me konkrete dhe afatshkurtera se sa modelet. Pra duhet te levizim nga afat shkurter ne afat mesme dhe me plane konkrete me piketa te matshme dhe te arritshme.

Eksperti Gjergj Filipi Per fat te keq ne Shqiperi eshte demonstruar qe nuk kemi ende nje administrate publike qe konsiderohet si timoniere e zbatimit te modeleve ne secilen prej fushave. Nuk kemi nje administrate publike te pergjegjshme. Politika shqiptare perbehet ende nga individe te cilet publiken nuk e vendosin gjithmone mbi personalen. Dr. Gjergj Filipi shton se nuk arrihet te zbatohet plani qeverises per te cilin qeveritaret marrin votat nga qytetaret. Ata qe qeverisin rikerkojne voten pa shpjeguar nje here publikisht se perse nuk kane plotesuar dhe mbajtur premtimet qofshin keto afat shkurtera ose afatmesme.

Modeli i ri - shans per ekonomine kombetare

Ilir Barjaba zevendesdrejtor i ALBINVEST Agjensia shqiptare e biznesit dhe investimeve te huaja e shikon me interes idene e Bankes se Shqiperise per rishikimin e modelit ekonomik. Sipas tij kjo duhet pare si nje shans per ekonomine kombetare. Qellimi kryesor i modelit te ri ekonomik duhet te jete garantimi i transformimit nga nje ekonomi ne zhvillim ne nje ekonomi te zhvilluar. Kjo nenkupton se duhet te fokusohemi tek disa faktore fondamentale te diagnostifikimit ekonomik.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eksperti Ilir Barjaba

Ilir Barjaba nga ALBINVEST ve ne dukje se nje modelim i ri ekonomik nuk do te thote detyrimisht qe modeli ekzistues eshte i deshtuar. Ai argumenton se modeli ekonomik qe eshte ndjekur deri me tani faktikisht ka sherbyer. Ne dekaden e fundit Shqiperia ka patur rritje ekonomike te kenaqshme si dhe gjate vitit 2009 ishte nder te vetmit ne rajon qe ka patur rritje ekonomike pozitive thote ai per DW.

Ne thelb te modelit te ri ekonomik eshte perqendrimi dhe investimi per krijimin e teknologjive te reja te informacionit mendon Barjaba. Kjo rruge eshte e vlefshme sepse zhvillimi i teknologjive te reja kerkon investime te mesme dhe garanton te ardhura te larta ne nje kohe relativisht te shkurter. Kjo menyre zhvillimi ekonomik pra modelimi ekonomik eshte ndjekur nga disa vende te rajonit te Azise se Vogel si dhe nga India. Nese krahasojme situaten aktuale ne Shqiperi me keto vende do te veme re se trendet e rritjes ekonomike ne Shqiperi ne dekaden e fundit jane me te larta se trendet e rritjes ekonomike te ketyre vendeve ne castin fillestar kur ato nisen teknologjizimin e ekonomise se tyre.

Nuk ka asnje aresye kembengul Ilir Barjaba qe ekonomia jone te jete e paafte per tu trasformuar ne nje ekonomi te zhvilluar nepermjet futjes ne shkalle te gjere te teknologjive te informacionit. Zhvillimin e teknologjive te informacionit ai e konsideron si katalizator per ekonomine e nje vendi. Sipas tij eshte shume e rendesishme qe modelimi ekonomik te gjeje nje rruge te shkurter per avancimin e ekonomise dhe jo te ndjeke rrugen e gjate tradicionale.

Autor Arben Muka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›