Moderatorja Ilva Tare vlerësohet për rikthimin në TV

Instituti Shqiptar i Kulturës dhe Artit gjatë ne vlerësimin vjetor Radio-Televiziv 2010-2011 i ka akorduar cmimin e rikthimit dinjitoz ne ekranin shqiptar dhe profesionalizëm në gazetarinë televizive, gazetares së Ora News, Ilva Tare. Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave te Shqipërisë, Nevila Nika i ka dorëzuar Tares cmimin fitues.
Moderatorja e Tonight Ilva Tare, e cila transmeton ne emisionin e saj aktualitetin, politikën por edhe çështjet sociale ka marrë kete vlerësim pas studimeve të saj ne Londër, duke u vlerësuar per rikthimin e guximshëm për ti sherbyer ekraneve shqiptare. Mbremja eshte shoqeruar me ndarje te shumta cmimesh per kontribues radio-televiziv.