“Moderna” padit “Pfizer”: Kopjuan teknologjinë tonë për prodhimin e vaksinës kundër COVID

Kompania amerikane e bioteknologjisë, “Modern”a ka paditur “Pfizer” dhe partnerin e saj gjerman “BioNTech” për shkelje të patentave të lidhura me zhvillimin e vaksinave të para Covid-19.
Sipas “Moderna” ata kishin zhvilluar teknologjianë mRNA, e përdorur në vaksinat kundër COVID, para se të shpërthente pandemia.
“Pfizer” tha se ishte ” befasuar” nga veprimi dhe se do të “mbrohet fuqishëm” kundër akuzave.
Në një deklaratë, “Moderna” tha se “Pfizer/BioNTech” kopjoi dy elementë kryesorë të pronës së saj intelektuale.
Njëri përfshin një “modifikim kimik” të cilin Moderna thotë se shkencëtarët e saj ishin të parët që e demonstruan në provat njerëzore në vitin 2015 dhe do të thotë se vaksina “shmang provokimin e një përgjigjeje të padëshirueshme imune”.
Shkelja e dytë e supozuar lidhet me mënyrën se si të dy vaksinat synojnë proteinën dalluese në pjesën e jashtme të virusit.
“Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA, të cilën e kemi nisur, kemi investuar miliarda dollarë në krijimin dhe patentuar gjatë dekadës para pandemisë Covid-19”, tha shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel./ BBC
/rtsh.al/