E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Modernizimi i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, Gonxhja: Garantojmë sigurinë e thesareve artistike

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se punimet për zgjerimin dhe modernizimin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura po vijojnë me ritme të larta.

Sipas tij, investimi parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike.

Projekti përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme “HVAC” për ruajtjen e veprave në kushte optimale.

Ky transformim synon të shndërrojë muzeun në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri.

Rikonstruksioni i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura nisi në fund të vitit 2021, për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i fortë që goditi vendin nëntorin e 2019-ës.

1 nga 15

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›