Modi kërkesë Putinit të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Ukrainës

Kryeministri indian Narendra Modi i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me ukrainasin Volodymyr Zelenskiy në një bisedë telefonike të hënën, sipas një burimi nga qeveria indiane raporton Reuters.
“Presidenti Putin e informoi kryeministrin Modi për statusin e negociatave midis ekipeve ukrainase dhe ruse”, tha burimi, duke refuzuar të emërohej përpara një deklarate zyrtare.
“Kryeministri Modi i kërkoi Presidentit Putin që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Presidentin Zelensky të Ukrainës, përveç negociatave të vazhdueshme midis ekipeve të tyre.”
/rtsh.al/