E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modriç: Unë te Çelsi? Është e mundur

Mesfushori i Totenhem Hotspur, Luka Modriç, do të vendosë për klubin e tij të ri, brenda javës. Kroati ka konfirmuar se do të takohet me presidentin e klubit, Daniel Levi, për të vendosur mbi të ardhmen e tij. Duke folur në aeroportin e Zagrebit, Modriç ka pohuar se takimi do të bëhet sapo ai të mbërrijë në Londër. “Kam një takim me presidentin, por le të shohim se çfarë do të ndodhë pas tij. Nuk mund të them asgjë më shumë për këtë cështje tani” është shprehur mesfushori, që ka lënë gjithashtu të hapur edhe një kalim të tij te rivalët londinezë të Çelsi. "Çdo gjë është e mundur", ka thënë Modriç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›