E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modric, largohet për një ofertë të mirë

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas e ka lavdëruar mesfushorin Luka Modric, për të cilin thotë se mund ta lë stadiumin White Hart Lane, nëse klubi merr një ofertë të majme.

Përfaqësuesi kroat thuhet se mund të kalojë në Real Madrid, Paris Saint-Germain ose Manchester United. 26 vjeçari e ka pranuar se mund të largohet gjatë kësaj vere. Mirëpo, fjalën e fundit do ta japë pronari Daniel Levy.

“Ka pasur interesime të vazhdueshme nga tri klube të ndryshme. Por, është e rëndësishme për Tottenhamin që t’i shqyrtojë ato me kujdes. Situata e tij do të vazhdojë të mbetet ashtu siç është, derisa ta marrim ofertën e duhur. Luka është një person inteligjent dhe e kupton se klubi duhet të përfitojë nga shitja e tij. Deri tash, nuk ka arritur ndonjë ofertë sa kërkojnë pronarët. Nëse arrin, nuk do të ketë problem”, tha trajneri portugez për Daily Mirror.

Tottenhami kërkon 40 milionë euro për Modricin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›