Modric, rinovim me Realin dhe… rol drejtues

Luka Modric dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në qershor 2023 me opsion për sezonin e ardhshëm. Siç raporton, me titullin hapës në faqe: “Blanco para siempre”.
Në marrëveshjen mes klubit dhe lojtarit, një rol të rëndësishëm ka luajtur Carlo Ancelotti, I cili e konsideron mesfushorin të “pazëvendësueshëm”. Modric, i cili është me Realin që nga viti 2012, me 430 ndeshje, 31 gola dhe 70 asistime.
Më tej, sipas gazetës spanjolle, mesfushori kroat do të hyjë më pas në kuadrot e klubit, duke vënë në shërbim të klubit njohuritë dhe pasionin e tij për futbollin ndërkombëtar, si drejtues.