E Diel, 1 Nëntor 2026

Moglicë, shkolla ka vetëm një klasë me pesë nxënës

Gazeta Shqip

Nxënësit e fshatit Papër Sollak bëjnë mësim në një lokal dasmash

Në shkollën e fshatit Moglicë të Stërblevës nuk është vënë dorë që nga koha kur është ndërtuar. Shkolla e fshatit është ndërtuar rreth viteve 80 dhe që nga ajo kohë ajo vetëm sa vjen e rrënohet për ditë. Gjysma e shkollës është prishur, në gjysmën tjetër shihet një cep klase me disa banka që janë bashkë me karriget e vjetruara. Në klasë për ironi të fatit ndodhej e vendosur edhe një hartë ekonomike e Europës. Kjo shkollë ka vetëm pesë nxënës. Në momentin kur është ndërtuar ka pasur 30 nxënës. Mësim jep vetëm një mësues, i cili është për të gjitha lëndët, që nga klasa e parë deri në klasë të nëntë. Askush nuk kujdeset për këta fëmijë, që tu sigurojë një automjet për ti transportuar në shkollën që ndodhet në qendër të komunës.

Një nga shkollat më problematike në Elbasan është 9-vjeçarja “Xhaferr Hakani”. Bashkia e Elbasanit ka përshtatur ambientet e një ish-reparti ushtarak në klasa, ku kryejnë mësim 311 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Xhafer Hakani”. Një situatë problematike vazhdon të denoncohet nga Fiks Fare për të dytin vit radhazi në shkollën 9-vjeçare të fshatit Papër Sollak në Elbasan. Shkolla e vjetër e këtij fshati ka dalë jashtë funksionit, për shkak të amortizimit, ndërkohë lumi që kalon afër po përbën dita-ditës rrezik edhe për shembjen e saj. Nxënësit e kësaj shkolle po zhvillojnë mësim në një ambient të marrë me qira nga Komuna Papër. Vite më parë ky ambient ka shërbyer si një lokal dasmash, por me përpjekjen e komunës është mundur të përshtatet e ndarë në katër klasa. Muret e tyre janë ende të pasuvatuara, ndërkohë që mungon edhe baza materiale e duhur për zhvillimin e mësimit normal.

Shkolla nëntëvjeçare e fshatit Lotaj në Komunën Shosh të Dukagjinit rrezikon të shembet nga dita në ditë.

Në këtë shkollë mësojnë 20 nxënës, të cilët bëjnë mësim vetëm në një klasë, pasi klasa tjetër është jashtë funksionit. Muret janë të hapura dhe pjesë-pjesë edhe shembur. Shkolla e mesme e bashkuar Mynyr Xhindi dhe shkolla 9-vjeçare e fshatit Rexhepaj të Komunës Vllahinë të Rrethit të Vlorës janë me infrastrukturë fizike jashtë standardeve. Lagështira, xhamat e thyer, mungesa e karrigeve dhe bankat e prishura janë kushtet në të cilat shkolla e mesme e bashkuar Mynyr Xhindi ka pritur 220 nxënësit e saj. Sistemi elektrik i shkollës është i amortizuar, ndërsa prizat e korrentit janë të pasiguruara dhe me rrezik për nxënësit.

Moglicë, shkolla ka vetëm një klasë me pesë nxënës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›