E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mohamed Morsi veteshpallet faraon

Opozita egjiptiane bërri thirrje për protesta masive ditën e premte kundër dekretit të presidentit Mohamed Morsi që i jep këtij të fundit kompetenca të zgjeruara e të pakundërshtueshme.

Sipas opozitës, me këtë dekret, Morsi u vetëshpall “faraon” dhe goditi rëndë ligjet dhe kushtetutën e vendit.

“Ky vendim është një goditje për demokracinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë egjiptianëve të dalin në të gjitha sheshet dhe rrugët e vendit për të protestuar kundër këtij dekreti”, deklaroi kreu i sindikatës së juristëve, Sameh Ashour përkrah të cilit qendronin dy udhëheqësit e opozitës, Mohamed ElBaradei dhe Amr Moussa.

Dekreti i lëshuar së fundmi citon se vendimet e presidentit nuk mund të rrëzohen nga asnjë autoritet tjetër, përfshirë këtu edhe Gjykatën Supreme apo të tjera organe të lartë të drejtësisë që mbrojnë Kushtetutën e vendit.

Mbështetësit e presidentit, që u mblodhën ditën e enjte para Gjykatës Supreme në Kajro për të festuar dekretin, thonë se lëvizja është mëse e nevojshme për të mbrojtur revolucionin egjiptian.

Pak muaj më parë, një vendim i dekretit të presidentit Morsi që shkarkonte Prokurorin e Përgjithshëm të vendit u cilësua si një lëvizje anti-kushtetuese nga Gjykata Supreme në Egjipt, por me dekretin e ri, jo vetëm që asnjë institucion tjetër nuk do të mund të hedhë poshtë vendimet e presidentit, por ato bëhen edhe të padiskutueshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›