Nipi për gjyshin

“Duke qenë se jetën dhe veprën e Petro Nini Luarasit e kam njohur mirë, mund ta kisha shkruar shumë kohë më parë librin që na ka mbledhur bashkë sot këtu, nga ndrojtja që kam pasur se mos pa dashur mund ta ngarkoja me lëvdata të tepruara, siç ndodh shpesh kur shkruan nipi për gjyshin e vet. Por, koha me rrjedhën e saj të pandalshme bën të vetën dhe të imponohet të mos ikësh pa e plotësuar një peng që të ka ndjekur tërë jetën aktive”, tha më këtë rast Akademik Uçi.
I pranishëm në promovim qe edhe Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili deklaroi se kjo është një vepër e madhe dhe e rëndësishme.
“Kjo ngjarje është një rast i veçante për ne, sepse në këtu po veçojmë një dijetar dhe atdhetar, i cili do të jetë tanimë prezent në shkollat tona. Në këtë do ta zhvillojmë me përkushtimin me të madh”, tha Mustafa.
Në aktivitetin që u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Uçi tha se ka sjellë rreth 200 kopje të këtij libri për t’ua shpërndarë shkollave në Kosovë.