Moikom Zeqo, perpjekja e jetes
Ka plotesuar gjashtedhjete vitet e jetes se tij, Dr. Moikom Zeqo. Larg peshtjellimeve te politikes, ne studion e tij ne Muzeun "Mezuraj", ai vazhdon te krijoje, te modeloje dhe te punoje ne vazhde te institucionalizimit te vepres se jetes se tij
Ka kaq shume peshtjellime ne jeten e vendit tone, ne prag fushate, saqe duket se gjithcka mbetet ne funksion te politikes. Jo me kot, harrohen shpesh artiste dhe njerez te kultures, madje edhe atje, ku jeta mund te behej me atraktive me shfaqje ose me elemente te tjere, gjithcka po behet ndryshe.
Ne nje dite te tille, me nje nga ditet e fillim-qershorit, nje intelektual dhe shkrimtar shqiptar plotesoi 60 vitet e tij. Dhe, kete dite, e plotesoi me botimin e vellimit te ri me tregime te tij, qe e ka titulluar "Adami i fshehur". Eshte Moikom Zeqo, nje emer i njohur ne jeten shoqerore dhe artistike te vendit, pa perfshire dhe angazhimin e dikurshem kulturor ne Ekzekutivin dhe ne strukturat e shtetit shqiptar. Edhe pse ka marre shume nga nderimet e mundura (kuptohet ato nuk mbarojne kurre), gjithkush ne raste evenimentesh- do te kishte nevojen, qe ne ditelindje te falenderohej. Per ate qe i ka dhene punes dhe kultures kombetare, por edhe njeriut vete, per te gjithe ngarkesen e jetes se tij. Ka te ngjare, qe kjo te mos ndodhe me Zeqon, qe ne jeten e tij, u ka kushtuar faqe pa fund kolegeve te tij dhe vazhdimisht ka qene prezent ne jeten shqiptare me publicistiken dhe duke bere shkrime kushtuar figurave te shkences dhe jetes artistike shqiptare. Sa i perket krijimtarise, do t'i shkonte me mire, nje pershkrim, qe i ka bere kritiku shqiptaro- maqedonas Ahmet Selmani: " Sprova e ketille ate e ka bere aq me te persosur si krijues i cili shfaqet me kerkesa shume te larta ndaj artit te fjales, duke e bere ate mjet te transformimit metaforik qe mbulon struktura te pasura kuptimore. Me kete e ka deshmuar veten si nje fenomen i vecante ne poezine bashkekohore shqiptare. Menyra se si e vjel lenden e tij motivore e tematike dhe si e barte ate ne nje forme te vecante poetike, si e nderton tekstin per te mbetur ne dinamike te vazhdueshme ne rrafshin e komunikimit me lexuesin, gjithsesi paraqesin vecorite kryesore te individualitetit te tij, i cili mbase se ketejmi po shquhet gjithnje e me teper si nje individualitet i konsoliduar e i rralle". Ndoshta, ne kete vazhde, ishte nje nga vellimet e fundit me tregime te Moikom Zeqos, qe rriti vemendjen e publikut per prurjen e tij te re. "Gjumashet e Efesit", me tregime botuar nga OMBRA GVG, qe autori i saj Moikom Zeqo e quajti thjesht "Kallzime mistike", jo vetem e ka grishur kendshem lexuesin, por ka treguar dhe cilesine e sintezes se tij.
Libri, nje permbledhje rrefenjash, kuruar nga Mira Meksi, qe lexohet me nje fryme-ka qene nje nga perpjekjet e fundit (kuptohet jo e fundit) te suksesshme te autorit, per te treguar sintezen e mendimit te tij. Ne nje kohe te ngarkuar me pesimizem, me negativitet, vellimi i ndertuar ne formen e rrefenjave (qe shpesh jane etyde te zgjedhura) e largon pak qetesisht vemendjen e publikut. Permes parabolave te tij te kujdesshme, autori tenton dhe synon te komunikoje me auditorin shqiptar ne lartesi tjeter. Kjo ishte e fundit, per autorin, qe pret keto dite t'i jape publikut dhe nje permbledhje tjeter me proze.
I lindur ne qytetin e Durresit, Zeqo, u diplomua me 1971 ne Universitetin e Tiranes per filologji dhe letersi. Me vone eshte diplomuar per histori dhe arkeologji, si dhe ka bere studime pasuniversitare ne Rome, ne Athine, dhe ne Washington D. C.. Ka punuar si redaktor letrar ne gazeten "Drita" dhe arkeolog dhe specialist i artit te lashte prane Akademise se Shkencave. Eshte Doktor i Shkencave dhe mban Urdhrin e Larte "Mjeshter i Madh". Eshte autori i mbi 70 librave me poezi, proze, studime arkeologjike, per historine e artit, si dhe te nje numri skenaresh per filma kinematografike e televizive me karakter arkeologjik dhe kulturor.