Shqiperia, e papergatitur per gripin
Nese nje qytetar shfaq simptoma te gripit te derrave, fillimisht ai duhet te shkoje tek mjeku i familjes. Mjeket thone se nese pacienti ka ardhur nga vendet e prekura, ata do ta dergojne menjehere ne spitalin infektiv, ne menyre qe te filloje kuren brenda 48 oreve. "Pavaresisht se i semuri duhet te mjekohet ne shtepi ashtu sikurse eshte folur, ne nese do te kemi nje rast ne polikliniken tone, do e dergojme ne Spitalin Infektiv qe te marre ndihme te specializuar, qe ne momentin e pare", ka pohuar mjekja Makbule Kastrati. Nderkohe nga ana tjeter, specialistet e Institutit te Shendetit Publik, kane rekomanduar qe kontakti pare i pacientit duhet te jete me mjekun e familjes. Por, deri me sot jo te gjitha poliklinikat ne vend, kane nje numer telefoni qe qytetaret te kerkojne ndihme. "Ne tashme duhet te jemi mjaft te pergatitur per shtatorin, kohe kur fillon edhe sezoni i gripit. Pavaresisht se trajtohen ne shtepi, te semuret duhet te kene kontakt me mjekun e familjes, te dine numrat e telefonit te qendrave shendetesore. Pra te kemi nje komunikim me te mire, se ai qe kemi sot", ka pohuar specialistja e ISHP-se, Silva Bino. Sipas saj, shtatori duhet ta gjeje mjekesine shqiptare, te pergatitur per virusin H1N1.
Te rrezikuarit
Shenjat e gripit te derrit, jane pothuajse te njejta me nje grip te zakonshem dhe personat me te rriskuar jane ata qe mbartin nje semundje. "Personat te cilet kane nje semundje kronike, sic eshte diabeti, personat me semundje kardiovaskulare, personat qe jetojne me HIV/AIDS, personat qe i nenshtrohen dializes, ata me semundje polmunare, jane me te rriskuarit nga virusi i derrit. Te dhenat kane treguar se, kryesisht vdekjet kane ndodhur tek keta persona, te cilet kane edhe nje semundje tjeter", ka pohuar specialistja e ISHP-se, Silva Bino. Sipas saj, keta persona duhet te kene prioritet ne trajtim nga mjeket e poliklinikave dhe spitaleve. Sipas Binos, gripi i derrit nuk eshte shfaqur agresiv ne Evrope, ashtu sikurse ne vendet e tjera ku jane shenuar edhe raste vdekjesh.
Masat
Pas alarmit te dhene nga Organizata Boterore e Shendetesise, se gripi i derrit mund te mberrije me heret ne Shqiperi nga emigrantet dhe turistet, Ministria e Shendetesise ka marre nje sere masash. Gjate ketyre diteve jane porositur 10 mije doza te tjera "Tamilfu", per te frenuar nje perhapje te mundshme te gripit te derrave ne Shqiperi. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik, thone se temperaturat e larta nuk e favorizojne perhapjen e virusit, por mundesia me e madhe e prekjes se Shqiperise nga H1N1 eshte ne vjeshte, ne sezonin e gripit. S. Isaku