Moisiu: I pikëlluar për vdekjen e presidentit të Polonisë
Ish-presidenti Alfred Moisiu është shprehur i pikëlluar për vdekjen e presidentit të Polonisë Lech Kaczynsky. Në një prononcim për "Ora News", Moisiu pohoi se ka njohur personalisht presidentin polak ndaj dhe dhimbja për vdekjen e tij është më e madhe.
Moisiu theksoi se duke qenë se Polonia është një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka raporte shumë të mira. Moisiu theksoi se në 2005-ën ka qenë në një vizitë zyrtare në Poloni me ftesë të presidentit Kaczynsky . "Gjatë këtij takimi Kaczynsky më dha mbështetjen e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në BE.Kam pasur bisedime shumë interesante me të", theksoi Moisiu. Ish presidenti tha se ka dekoruar me urdhrin "Nënë Tereza", presidentin Kaczynsky gjatë një vizite të tij në vendin tonë.