PS:Qeveria masa për uljen e vetëvrasjeve

Partia Socialiste ka kërkuar sot nga qeveria shqiptare marrjen e masave për parandalimin e vetëvrasjeve në vendin tonë. Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni theksoi se nuk ka justifikim për rritjen e numrit të vetëvrasjeve. " S'ka justifikim për rritjen e numrit të vetëvrasjeve. Qeveria duhet të marrë masa për të ndaluar këtë dukuri sociale", u shpreh Gjermeni. Më tej ajo theksoi se
"Kriza ekonomike që ka mbërthyer shqiptarët nuk mund të fshihet më, dhe deklaratat e qeverisë për rritje ekonomike, duket se përballen me kryençësinë e realitetit të vështirë dhe të papërballueshëm. Portofoli i çdo familje shqiptare e tregon më së miri këtë krizë. Varfëria ka trokitur edhe në dyert e shtresës së mesme të popullsisë, duke ulur kështu nivelin e jetësës edhe mirëqënies së familjeve shqiptare në qytet edhe në fshat", nënvizoi Gjermeni.