E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu-Mejdani President konsensual

Ndonëse vetëm njëri prej tyre ishte president konsensual, ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani mendojnë se koha kërkon që kreu i ri i shtetit duhet të jetë një individ mbi palët.

Në një qëndrim publik, në kuadrin e një debati të organizuar nga Forumi Civil, përkrah ambasadoreve kryesore ne vend, atij amerikan dhe të OSBE, ish-kryetarët e shtetit theksuan se deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për një president nga PD bien ndesh me frymën kushtetuese dhe vendi ka nevoje për një figure që të sigurojë unitetin e kombit.

Ndonëse të pranishëm në këtë takim, ambasadorët Arvizu dhe Wolfarth janë treguar më të kujdesshëm. Ambasadori amerikan është mjaftuar Zgjedhja e presidentitMajko: Topin s'e shohin si President Meta: Presidenti, mbi partitëTop Story, Olldashi: S’kemi frikë nga Topi me kërkesën për një aktivitet më të fortë të shoqërisë civile, ndërkohë qe diplomati i OSBE-se, Wolfarth, ka kërkuar qe koha e mbetur të shfrytëzohet për gjetjen e një figure që ka personalitetin e duhur për postin e kreut të shtetit.

Ideja e konsultimeve PD-PS për presidentin e ri u lançua pak ditë më parë edhe nga vetë Këshilli i të Urtëve pranë Partisë Socialiste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›