Moisiu: Partitë të bien dakort për rregullat e fushatës

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me klimën me të cilën po zhvillohen zgjedhjet vendore të 8 majit.
Duke folur në tyezën e mbledhur nga “Forumi civil 2010” për zgjedhjet vendore ish-presidenti Moisiu ka theksuar se asgjë nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e 2009 dhe ende asgjë nuk ka lëvizuar në mentalitetin e politikës shqiptare.
“Nga forcat politike nuk po shohim impenjimin e duhur. Nuk po shohim asgjë të re që të na jap shpresë që nuk do të përsëriten situata nga zgjedhjet e shkuara” theksoi Moisiu.
Gjithashtu ish-presidenti Moisiu duke e cilësuar tryezën politike për zgjedhjet si të vonuar theksoi se nuk është vonë që partitë të bien dakort për rregullat e fushatës dhe zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve