E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alex Ferguson ironizon Chelsean

Trajneri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson nuk ka ngurruar të thumbojë rivalët e Chelseat, për faktin se ata ndihen ende të zhgënjyer me mënyrën se si e humbën finalen e Moskës në Champions në vitin 2008.

“Kanë bërë disa ndeshje të mira kundër nesh dhe këtë e dëshmojnë 4 përballjet e fundit. I kemi mundur në finale, sepse ishim skuadra më e mirë në fushë. Po kaq të mirë ishim edhe disa javë më parë kur u përballëm me ta. Ne kemi kualitetin, kjo s`mund të vihet në dyshim. Tani na duhet pak më shumë fat, sepse në takimet e fundit kundër tyre, nuk mund të them se ka qenë në anën tonë”.

Chelsea, nesër pret Manchester Unitedin në kuadër të gjysëm-finales të Champions League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›