Moisiu: Shtetësia kanadeze e Visho Likës, shqetësuese
TIRANE- Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, reagon lidhur me lajmin e publikuar në media mbi shtetësinë kanadeze të drejtorit të ri të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika. Për Moisiun ky fakt e bën vendimin për emërimin e Likës jo në përputhje me interesat kombëtare.
“Është njëlloj sikur të marrësh një person të huaj, t’i japësh shtetësinë shqiptare dhe ta vendosësh në një pozicion të tillë. Këto kanë ndodhur por kanë ndodhur në kohën e mbretërisë së Zogut, që kemi patur komandatin e xhandarmërisë një anglez. Në një shtet të pavarur, demokratik nuk ka pse të ndodhin këto gjëra. Nuk është se mungojnë njerëzit. Nuk e di pse është marrë një vendim i tillë. Nuk e njoh fare drejtorin e SHISH por nuk është një vendim i drejtë në përputhje me interesat kombëtare”, - tha Moisiu në një intervistë të dhënë për “Vizion Plus”.
Në funksion të këtij qëndrimi, ish-Presidenti i Republikës, shtoi se Shërbimit Informativ Shtetëror i duhen drejtues që të sigurojnë e garantojnë pavarësinë e institucionit, sepse kjo ka qenë ajo çfarë sipas Moisiut i ka munguar më së shumti SHISH- it. Ai gjithashtu i ka apeluar Likës të bëjë kujdes për të mos i rikthyer strukturat e shërbimeve inteligjente si në periudhën 1992-1997, kur SHIK-u drejtohej nga gjenerali famëkeq, Bashkim Gazidede. “Duhet të vënë njerëz që vërtet kanë pavarësi dhe ta ruajnë këtë pavarësi nga politika sepse ky Shërbim ka vuajtur, veçanërisht në periudhën ’92-’97 që u politizua dhe nuk merrej me detyrat e tij por merrej duke ndjekur opozitën dhe njerëzit që Presidenti i asaj kohe Berisha i quante se janë në kundërshtim me parimet dhe kërkesat e tij. Pra duhet bërë shumë kujdes. Ai ka qenë një Shërbim Informativ që merrej më shumë me politikën e brendshme sesa me mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Jo vetëm kaq por në atë kohë janë kryer disa gjëra siç është rasti i Remzi Hoxhës, për të cilin akoma nuk dihet fati i tij”, - deklaroi Moisiu. Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi Lika mund të gëzojë edhe pasaporte kanadeze për shkak se ka jetuar 12 vjet në këtë shtet. Lika, ish-zv ministër i Inovacionit, në qeverinë Berisha u emërua në krye të shërbimeve inteligjente shqiptare në datën 9 gusht me dekret të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Referuar CVsë zyrtare të publikuar prej tij në faqen në internet të SHISH, ai pohon se në periudhën ‘94-’97 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Shërbimit të Jashtëm në SHIKun e gjeneralit famëkeq, Bashkim Gazidede.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)