Vdes 7-vjeçarja, familjarët: Mjekët i dhanë vetëm valium
PERMET- Një vajzë 7 vjeçe ka humbur jetën në spitalin e Përmetit. Mjekët pohojnë se vogëlushja Era Beollari vdiq për shkak të një helmimi të rëndë. Ndërkohë që familjarët e viktimës janë shprehur se bluzat e bardha e kanë trajtuar vajzën vetëm me valium. Burime nga Spitali i Përmetit bëjnë me dije se e mitura ka mbërritur në repartin e urgjencës rreth orës 04:00 të së hënës, në gjendje shumë të rëndë.
Mësohet se mjeku i urgjencës i ka dhënë serum 7-vjeçares, pasi ka parë gjendjen e saj të dehidratuar. Po të njëjtat burime thonë se gjatë gjithë ditës së hënë, vogëlushja ka qenë me të vjella të vazhdueshme, ndaj mjekët kanë vendosur që ta dërgojnë atë për në Tiranë.
Rreth orës 21:30, vajza është nisur me një ambulancë për në drejtim të kryeqytetit, por 10 minuta larg qytetit të Përmetit ajo ka ndërruar jetë. Humbja e fëmijës ka tronditur familjarët, të cilët kanë deklaruar se nuk i është bërë mjekimi i duhur. Madje, ata kanë pretenduar se vajzës i është dhënë valium për të fjetur gjatë ditës. I kontaktuar, drejtori i Spitalit të Përmetit pohoi se 7-vjeçarja humbi jetën si pasojë e një helmimi të rëndë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)