Moisiu e Mejdani: Të zgjidhet situata e vështirë politike
Dy ish-presidentët e republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu nëpërmjet një deklarate për mediat i kanë bërë apel kryeministrit të vendit Sali Berisha njëkohësisht dhe kryetar i Partise Demokratike si dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të hyjnë në dialog politik të pakushtëzuar për të zgjidhur situatën e vështirë të krijuar. Sipas deklaratës së tyre vetëm dialogu politik i bazuar në normat kushtetuese të respektit të institucioneve dhe detyrimit të patjetërsueshëm për transparencë publike është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje politike të shpejtë të pranuar dhe afatgjate. Në deklaratë thuhet se paralajmërimi për përshkallëzim protestash apo kundër protestash dhe refuzimi i institucioneve apo refuzim të detyrimit kushtetues për mirëqeverisjen e vendit mund të çojë në një situatë akoma më alarmante. Mbi të gjitha në një moment të tillë ku vendi ka nevojë për stabilitet demokratik për ta çuar pa vonesë vendin për në Bashkimin Europian.